Në programin dinamik dhe të llojllojshëm të Festivalit të Lirisë, që e organizon CIVILi, është i parashikuar edhe blloku programor me poezi dhe interpretime me titull FJALË. LËVIZJE.
Në skenën e Muzeut të Qytetit të Shkupit do të kemi mundësinë t’i ndjekim aktoren e re dhe video-kolumnisten Vlladanka Dimkovska dhe aktivistin Petrit Saraçini. Ky bllok përmban shumë poezi të angazhuar, si dhe monologë nga “Mishi i egër” nga Goran Stefanovski.
Edhe pse nuk është i paralajmëruar në programin, pritet me interpretimin e tij të paraqitet Xhabir Deralla.
Festivali i Lirisë mbahet sot, 10 dhjetor me fillim në ora 17:30 në Muzeun e Qytetit të Shkupit. Ideja për këtë festival është shënimi i Ditës Ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe 20 vjetori i CIVILit.
Ekipi i CIVILit për komunikim