Edhe palmat e Velesit mbaruan në mbeturina!

Pothuajse dy të tretat nga palmat e mbjellura në parkun te Pallati i Oficerëvë në Veles, gjatë këtij mëngjesi  u prenë dhe u hodhën, lajmëron gazetari qytetar nga ky rajon.

Nga 46 palmat e mbjellura në katër lokacione të ndryshme në Veles, 32 janë të prera, ndërsa kanë “mbijetuar” vetëm 14 palma.

Me këtë, vazhdon tregimi i humorit të zi për përfundimin e trishtë të keqpërdorimeve dhe shpenzimit vulgar të parave të qytetarëve për projekte të çmenduara të pushtetit të VMRO-DPMNE dhe BDI, i cili, nga njëra anë masakronte drunjë dhe parqe, por edhe pyje të tëra, anembanë Maqedonisë, ndërsa nga ana tjetër, tentoi që qytetarëve t’u ofrojë palma dhe shelgje, si kompenzim për...

Në këtë mënyrë, Velesi e ndjek trendin që filloi në Shkup, ku palmat e thara u prenë dhe u hodhën.

Dejan Ristov

This post is also available in: MacedonianEnglish