CIVIl ka ndarë 45 shpërblime për gazetari qytetare. Tregimet e shpërblyera e pasqyrojnë realitetin në të cilin jetojnë qytetaret dhe qytetarët e Maqedonisë. Ata flasin për shkeljen e të drejtave të njeriut , presionet dhe mobingun në vendin e punës, keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe të administratës, premtime të pa plotësuara parazgjedhore, protestat, padrejtësitë sociale... Artikujt e shpërblyer vijnë nga njëzet komuna të ndryshme anembanë vendit, të përgatitura nga qytetare dhe qytetarë gazetarë nga të gjitha komunitetet etnike në Maqedoni, në gjuhë maqedonase dhe shqipe. Shpërblimet për gazetarinë qytetare u ndanë në nëntë cikle, nga pesë shpërblime. CIVIl ka mbajtur ceremoni për çdo ndarje të çmimeve, në të cilat kanë marrë pjesë autoret dhe autorët e shpërblyer, mediat, organizatat joqeveritare dhe qytetaret dhe qytetarët e interesuar. Shpërblimet përbeheshin nga kuponë me vlerë për pajisje foto/video dhe kompjuterike me vlerë prej 25 deri 110 dollarë amerikan.
Ajo që këtë projekt e bën ndryshe nga tjerët, përskaj promovimit të konceptit të gazetarisë qytetare, është mundësia të cilën u jep qytetareve dhe qytetarëve që ta shfrytëzojnë platformën e CIVIL edhe përmes përcjelljes së përvojave të tyre personale dhe dëshmive që të kontribuojnë në depërtimin në terrin mediatik në vendin. Tekstet të cilat kishin të bëjnë me presione mbi profesionistë në lëmitë e tyre vetëm për shkak të përkatësisë partiake, menjëherë pas publikimit të tyre në ueb faqen e CIVIL, shkaktuan reagime nga institucionet.
Pas publikimit të tekstit për familjen e rrezikuar sociale në Veles, e cila jeton pa ndihmën e premtuar sociale nga komuna, pasoi reagimi i prefektit dhe situata ndryshoi ashtu që familjes iu dha ndihma e premtuar. Problemet për të cilat shkruanin qytetarët gazetarë, e të cilat kishin të bëjnë me rrëshqitjen e tokës në një komunë të cilën askush nuk e rregullon, shkaktoi që më në fund institucionet të angazhohen dhe ta kryejnë punën e tyre, e me këtë, të përmirësohen kushtet e banorëve nga këto komuna. Të gjithë këto, në shikim të parë ndryshime të vogla, të cilat i shkaktuan 45 punimet e publikuara të qytetarëve gazetarë, janë fillim i shkëlqyer, jo vetëm në drejtim të përmirësimit të sferës së mediave në vend, por edhe për proceset demokratike në përgjithësi.
Artikulli “Aty ku është më hollë, këputet”, është një video dëshmi emocionuese e familjes Zeqiri nga Velesi, e cila jeton në mjerim të madh. Tregimi për problemet e kësaj familjeje, për labirintet e institucioneve shëndetësore dhe sociale nëpër të cilat duhet të kalojnë, shkaktuan jehonë të madhe në rrjetet sociale dhe komente me gjykime për sistemin, shkaktuan edhe reagim nga pushteti lokal. Komuna Veles, pas publikimit të video- materialit, dërgoi letër deri te CIVIL me informatë se familjes i është miratuar ndihmë financiare. Banorët e fshatit të Kërçovës Knezhinë, jetojnë më mirë dhe më të sigurt pas publikimit të tekstit “ Rrëshqitja e tokës te Knezhina morri gjysmën e rrugës!”. Qytetari gazetar i brengosur nga ky rajon, ka dërguar informata të mbështetura me fotografi për rrëshqitjen e tokës në rrugën lokale, dhe i përcolli reagimet e banorëve të brengosur të cilët ballafaqohen me rrezikun të jenë të përjashtuar nga civilizimi. Ekipi i projekteve i CIVIL i vërtetoi informatat dhe komunikoi me institucionet përkatëse dhe me pushtetin lokal. Menjëherë pas publikimit të artikullit, firma ndërtimore “Granit”, nën presion nga opinioni publik, e ka zgjeruar rrugën në pikat më kritike ku rrëshqitja ka marrë më shumë se gjysma nga kjo pjesë rrugës lokale. I punësuar në ndërmarrjen publike” Rrugë dhe udhë” ka dërguar informatë për presionin që ushtrohet mbi të punësuarit të drejtojnë makina zyrtare të paregjistruara. Pas publikimit të artikullit me titull “Të punësuarit në “Rrugë dhe udhë” nën presion të drejtojnë makina të paregjistruara”, makinat veç më javën e ardhshme u regjistruan. Ekipi i CIVIL, në bashkëpunim me qytetaret dhe qytetarët gazetarë vazhdoi të informojë për gjendjet në këtë ndërmarrje publike. Gjatë kësaj, u zbulua varg rastesh të shkeljes së të drejtave të punëtorëve dhe diskriminimit politik. “Këputet ku është më hollë”, Veles, 2016
Pjesa më e madhe nga artikujt e publikuar në “Objektivin Qytetar”, dëshmojnë për keqpërdorime të kategorive sociale të rrezikuara, diskriminim politik, korrupsion, probleme infrastrukturore, premtime të pa plotësuara zgjedhore... Megjithatë, disa nga tregimet kanë përfundim të mirë. I tillë është edhe tregimi i qytetarit gazetar Goran Trajkov “Kamenicë e Maqedonisë: Punëtorë të tekstilit luftuan dhe fituan të drejtat e tyre”, në të cilin bëhet fjalë për qëndrueshmërinë, frymën kolektive dhe kolegjiale të punëtoreve të tekstilit të cilat me grevë fituan të drejtat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës dhe të drejtat punëtore. Qytetari gazetar ishte i pari i cili e publikoi këtë tregim, ndërsa e morën të gjitha mediat e pavarura në vend. Reagimet të cilat i shkaktuan tekstet e qytetarëve gazetarë ishin nga më të ndryshmet, por asnjë nga këto publikime nuk kaloi pa rënë në sy. Artikulli “Doli uji nën Muzeun Arkeologjik!” i qytetarit gazetar anonim, zbulon se Muzeu Arkeologjik në Shkup fundoset në ujë dhe fekale pas çdo reshje shiu. Menjëherë pas publikimit të artikullit, çështja morri hov në rrjetet sociale, ndërsa nga muzeu arkeologjik arriti demant i ashpër dhe kërcënim me procedim nëse artikulli nuk tërhiqet. Reagimi i ekipit të CIVIL ishte që të vazhdojë të hulumtojë. Rezultati ishte një varg artikujsh të cilat tregonin për probleme edhe më të mëdha me të cilat ballafaqohen ndërtimet të cilat i ka ndërtuar Qeveria me projektin “Shkupi 2014”.
Projekti “Objektivi Qytetar” ka krijuar hapësirë për qytetaret dhe qytetarët gazetarë të cilët nga radhët e para të protestave të Revolucionit të Larmë regjistronin, fotografonin dhe informonin. Video dëshmitë nga ditët e para në protestat kundër abolimit të cilën e shpalli Presidenti Gjorgji Ivanov për funksionarët e lartë dhe politikanët të cilët ishin nën hetime të Prokurorisë Speciale Publike, arritën disa qindra shikime në Youtube kanalin e CIVIL, nga të cilat ishte shpërblyer një e cila arriti rreth 80,00 shikime.
Artikujt i ka vlerësuar komisioni tre anëtarësh (Biljana Jordanovska, Marija Tegovska dhe Ermin Klimenta), ndërsa në ceremonitë shpërblimet i kanë ndarë përfaqësues të CIVIL si, Marija Tegovska, Sinisha Stankoviq, Xhabir Deralla dhe tjerë. Me fjalime në ceremonitë u drejtuan edhe emra të njohur si Pero Arsovski, gazetarët Branko Gerovski dhe Tomisllav Kezharovski e tjerë.
This post is also available in: English