CIVIL nesër zbaton trajnim dhe ndan shpërblime për gazetari qytetare

CIVIL nesër në hotelin City Park në Shkup do të zbatojë një trajnim dhe do të ndajë pesë çmime për gazetari qytetare.

Me fillim në ora 10:30, do të fillojë trajnimi për gazetari qytetare për kandidatët, aplikimet e të cilëve janë pranuar nga komisioni i CIVIL-it.

Pjesa teorike e trajnimit do të mbahet deri në ora 13:30, ndërsa deri më ora 15:30 pjesëmarrësit do të jenë në terren, kur do të zbatohet pjesa praktike e trajnimit. Kontributet që do të punohen gjatë trajnimit praktik do të hyjnë në konkurrencë për shpërblimet, të cilat do të ndahen nesër.

фтхѕ

Në agjendën e trajnimit, prej orës 15:30 deri më ora 17:30, është vendosur termini për punë plotësuese, shqyrtimi i materialeve dhe mentorimi. Ndërkohë, do të takohet edhe komisioni për ndarjen e shpërblimeve të CIVIL-it. Kjo pjesë nga programi i nesërm i CIVIL-it është e mbyllur për publikun, gjegjësisht do të jetë e dedikuar vetëm për pjesëmarrësit e trajnimit, aplikimet e të cilëve janë të pranuara.

Në ora 18 do të fillojë ceremonia e katërt për ndarje të shpërblimeve për gazetari qytetare, e hapur për publikun.

Gjatë ditës, do të shërbehet kafe, pije të freskëta, ushqim dhe ëmbëlsira.

Trajnimi dhe ceremonia për ndarje të shpërblimeve për gazetari qytetare janë pjesë nga projekti "Objektivi Qytetar", i financuar nga National Endowment for Democracy.