CIVILi në kornizat e Festivalit të Lirisë organizon një panel diskutimi me titull “Regjistrimi: Mes Politikës dhe Statistikave” më 11 dhjetor, e premte, me fillim në ora 15, në hotelin Park Rezidence.
Paneli do të mbahet me prani fizike të pjesëmarrësve, me respektimin e rreptë të protokolleve të mbrojtjes nga Covid-10. Pjesëmarrës në panel do të jenë Donço Gerasimovski, ish-drejtor i Zyrës Shtetërore të Statistikave, Apostoll Simovski, drejtor aktual i Zyrës Shtetërore të Statistikave dhe Xhabir Deralla nga CIVILi. Paneli do të moderohet nga Dijana Tahiri nga CIVILi.
Regjistrimi i fundit në vend u zbatua në vitin 2002, ndërsa tentimi i fundit për regjistrim në vitin 2011 u ndërpre për shkak të politizimit të procesit. Qeveria e re planifikon regjistrimin e radhës në prill të vitit 2021. Diskutimet e tensionuara dhe të politizuara në opinion mbi këtë temë tashmë kanë filluar dhe me një diskutim të hapur panel, CIVILi do të kontribuojë në nevojën e lënies së politikës jashtë statistikave.
Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen, si dhe në YouTube video kanalin e CIVILit, i cili i fton mediat dhe të gjithë të interesuarit ta ndjekin dhe të marrin lirisht përmbajtje që do të dalin nga konferenca.
Ngjarja organizohet në korniza të Festivalit të Lirisë i cili filloi më 25 nëntor, kur organizata me punë shënoi 21 vjetorin e formimit. Në periudhën e mbajtjes së Festivalit gjenden edhe Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara (3 dhjetor) dhe Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit (9 dhjetor).
Ngjarja është pjesë e projektit “Evropa është shtëpia jonë”, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Festivali i lirisë është ngjarje multimediale në suazat e projektit “Objektivi qytetar”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (SHBA), si dhe nga Programi Civika Mobilitas, i mbështetur nga agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.
This post is also available in: Macedonian