Gazeatri qytetar Vullnet Mahmuti është fitues i çmimit të dytë për tregimin “Lufta për ajër të pastër është luftë evërtetë, me viktima të vërteta!”, i cili në kornizat e projektit “Objektivi qytetar” e ndau juria e Civilit.
“Si dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë, edhe mua më pengon ajri i ndotur, për këtë shkak shkoj në protestat për ajër të pastër. Kjo nuk është qëllimi për të cilin duhet të luftojnë njerëz të caktuar, kjo është luftë e të gjithëve, për gjeneratat e ardhshme, jo vetëm për ne”, porositi Mahmuti në bisedën prë CIVIL Media.
Ai thotë se nuk janë çmimet dhe shpërblimet ato për të cilat lufton për të vërtetën, por se fakti që mundet të luftojë për të vërtetën, është motivi për vazhdimin e kërkimit të tregimeve të reja qytetare.
“Lufta për ta treguar të vërtetën, e përmes Civilit më mundësohet kjo, dhe kjo për mua është qëllimi më i madh. Shpërblimet që i fitoj, e ky është i dyti, janë motivim i vogël, por kur e vërteta del në shesh, kjo është motivimi më i madh”, thotë Mahmuti.
Gazetari qytetar Vullnat Mahmuti të gjtihë qytetarëve u prosot “të mos frikohen, të vazhdojnë ta tregojnë të vërtetën, sepse e vërteta do të fitojë”.
Gazetar: Monika Taleska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Ermin Klimenta
This post is also available in: MacedonianEnglish