Salla e sportit “Vojvoda Gjorgji Stojanov” në Krushevë është në gjendje mizore. Në fotografitë e dërguara nga Sotir Gabelloski, gazetar qytetar nga Krusheva, shihet salla e sportit e cila deri para një kohe të shkurtë ishte sallë për trajnim dhe mbajtje të garave të klubit të hendbollit Sinalko, e lënë pa brava në dyer dhe e dritare të thyera.
Sipas banorëve të Krushevës salla është e “hapur” një kohë të gjatë, ndërsa pajisja sportive lehtë mund të merret.
Këto fotografi janë të realizuara rreth orës 1 pas mesnate dhe vërehet se fëmijët kanë hyrë lirshëm, e kanë ndezur dritën janë shërbyer me disa topa basketi dhe e shfrytëzojnë sallën e lënë në mëshirë dhe pamëshirë.
Salla sportive është nën kompetenca të Komunës së Krushevës, por nuk lështë e njohur arsyeja se pse salla është e braktisur dhe e lënë të shkatërrohet.
Kjo sallë sportive ka qenë nikoqire e kampionatit ballkanik të juniorëve në hendboll, si dhe e më tepër garave shtetërore të ping pongut.
This post is also available in: MacedonianEnglish