Problemet janë çdo kund rreth nesh!

Civil –Qendra për Liri sot ka ndarë pesë shpërblime për gazetarët qytetarë të cilët gjatë dy muajve të fundit kanë dërguar foto dhe video përmbajtje që dëshmojnë për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, për (pa) drejtësinë sociale, për ndotjen e mjedisit jetësor...

Çmimin e parë në këtë cikël të shpërblimeve, si pjesë nga projekti “Objektivi qytetar”. E fitoi Rosica Stojkova nga Llozov a, e cila studion në Shkup, për video artikullin “Kuvendi i Republikës së Maqedonisë: Nuk lëshohet automjeti i Ndihmë së shpejtë”. Me Stojkova biseduam për motivin të regjistrohet një video e shkurtë në atmosferë të tensuonuar, siç ishin ngjarjet më 27 prill kur një pjesë e mbështetësve të lëvizjes qytetare u futën me dhunë në Kuvend dhe lënduan disa deputetë, gazetarë dhe policë.

“Jonjerëzia e njerëzve që nuk lejuan automjeti i Ndihmës së shpejtë të arrijë deri te Kuvendi, që t’u ndihmohet të lënduarve, ishte motivi për regjistrimin e videos”, thotë Stojkova.

Sipas saj, projekti “Objektivi qytetar” të cilin Civili e zbaton për dy vite me radhë me mblshtetje të National Endowment for Democracy, ka kontribuar që të jetë më e guximshme që t’i regjistrojë dhe fotografojë problemet të cilat, siç thotë ajo, janë çdo kund rreth nesh.

Projekti “Objektivi qytetar” i kushtohet  promovimit të proceseve transparente dhe përgjegjëse politike në Republikën e Maqedonisë, përmes trajnimeve për gazetari qytetare, prodhim mediatik dhe forcim të vetëdijes qytetare.

Civili i inkurajon qytetaret dhe qytetarët të bëhen aktorë aktivë në ndryshimet shoqërore dhe në tejkalimin e territ mediatik, që së bashku të kontribuojmë për përmirësimin e gjendjes dhe ndryshimeve shoqërore.

M.T.

This post is also available in: MacedonianEnglish