Aliu: Alternativa kërkon lista të hapura për përfaqësim më të drejtë

“Ne jemi të qëndrimit se listat duhet të jenë të hapura me një qëllim, përfaqësim më të drejtë”, vlerëson Lulzim Aliu nga Alternativa.

 

Ai thotë se nëse modelet zgjedhore edhe deri tani janë ndryshuar, asnjëherë nuk kanë qenë të drejtë për të gjithë subjektet dhe të gjithë qytetarët.

“Nëse kemi më tepër se një të katërtën e qytetarëve, të përkatësisë shqiptare, kjo nuk është e paraqitur në Kuvend. Por, me lista të hapura do të rritet edhe cilësia e deputetëve të zgjedhur. Shpesh ndodh në Kuvend qytetarët ti përfaqësojnë ata që kanë humbur vite në shkollë, na bankat e fundit. Me listat e hapura do të mundësohet që deputetët në mënyrë më dinjitoze t’i përfaqësojnë qytetarët”, vlerëson Aliu.