Pikat e pagesave rrugore gati, autostrada do të presë!

Nga autostrada e re Shkup-Kumanovë, e cila duhej të lëshohet në përdorim në qershor të vitit të kaluar, të gatshme janë vetëm pikat për pagesa rrugore.

Parashtrohet pyetja: vallë janë pritoritet paratë që do të paguhen në pagesën rrugore të re, ose lëshimi i autostradës në përdorim, në të cilat, posaçërisht në periudhën verore krijohen kolona kilometrash nga automjetet?

Më tepër se një vit në këtë relacion vozitet në një kolonë. Sipas Agjencisë për rrugë shtetërore, vonesa është për shkak të lejes për ndërtim.