Largohet karuseli te MPJ

Është larguar karuseli që ishte vendosur para një viti përballë Ministrisë për punë të jashtme, më saktësisht në sheshin “Presveta Bogorodica” në Shkup, lajmëron gazetari qytetar.

Karuseli ishte nën kompetencë të SHPKNJP “Lluna” me te cilën menaxhon Ndërmarrja publike “Parqe dhe gjelbërime”. Për atë ishin ndarë 11.500.000 denarë.

Ish drejtori i “Parqe dhe gjelbërime” Dushko Aviroviq, në kohën ku u montua kjo rrotulluese para MPJ-së deklaroi se ky lokacion do të përdoret vetëm deri sa nuk rikonstruohet Lluna Parku, ku pastaj do të transferohet.

Lluna Parku ende nuk është rikonstruar, dhe nuk është e njohur ku u zhduk ringëlshpilli.