Fushata parazgjedhore, e cila përsëri filloi para kohe, në shumicën e rasteve zhvillohet me video spote dhe me përmbajtje të sponsorizuara në rrjetet sociale, tregon monitoringu i CIVILit. Ekipi i CIVILit për monitorim të financimit politik të fushatës parazgjedhore nga 20 qershori deri 28 qershori në mesnatë ka regjistruar 220 ngjarje politike për të cilat partitë kanë shpenzuar para në, ose jashtë kornizave të reklamimit të paguar politik.
Një e dhjeta e ngjarjeve kanë ndodhur para fillimit zyrtar të fushatës më 24 qershor. Një e treta nga ngjarjet deri tani të regjistruara të partive janë mbajtur para se të filllojë zyrtarisht fushata parazgjedhore.
Pothuajse të gjitha partitë kanë pasur aktivitete promovuese para se të fillojë fushata. Monitoringu ka regjistruar gjithsej 20 raste të tilla, nga të cilat nëntë tubime publike, të organizuara edhe nga LSDM, edhe BDI, edhe VMRO-DPMNE edhe Aleanca për Shqiptarët. Para fillimit zyrtar të fushatës janë promovuar pesë video -spote partiake.
Video spotet janë materiali më I shpeshtë për promovimin partiak në rrjedhën e deritanishme të fushatës. Më tepër se një e treta nga aktivitetet parazgjedhore të regjistruara ( më tepër se 36%, ose 80% të ndryshme) janë video spote, nga spote për promovim të mesazheve parazgjedhore partiake, deri te spotet me incizime të fjalimeve, takime me qytetarë ose deklarata, të incizuara për nevoja partiake parazgjedhore.
Një numër mjaft I madh I aktiviteteve parazgjedhore në tetë ditët e kaluara kanë ndodhur onlajn. Deri tani 66 ngjarje ose 30% janë përmbajtje të sponsorizuara në rrjetet sociale.
Në tetë ditët e kaluara janë regjistruar 41 mitingje ose tubime tjera punlike të organizuara nga parti politike. Ato përfshijnë 18,6% aktivitete modeste nga aktiviteti total parazgjedhor, ndërsa rreth 12% janë të përfshira në distribuim të materialeve promovuese të shtypura me identifikim të partisë politike, shpesh në ngjarje publike, por edhe nëpër shtëpi.
Monitorimi deri tani ka regjistruar 10 video spote partiake për “fushatë të zezë”, ose për degradimin e kundërshtarit politik, të cilat përfshijnë 4,5% nga totali i aktiviteteve parazgjedhore. Nga këto, shtatë janë të promovuara nga VMRO-DPMNE, një nga LSDM dhe Besa, ndërsa tjetri kundër VMRO-DPMNE. Janë regjistruar edhe katër raste të distribuimit të materialeve të shtypura për “fushatë të zezë”. Në 8 raste, ekipi i monitorimit ka shënuar reklamim politik dhe fushatë të fshehur , ndërsa në 5 raste reklamim jashtë masave ligjore.
Pjesa më e madhe prej 220 ngjarjeve të regjistruara janë të organuzuara nga LSDM, 88 ngjarje të ndryshme, ndërsa e dyta është VMRO-DPMNE, me 61 ngjarje. BDI kanë organizuar 18 aktivitete parazgjedhore, Aleanca për Shqiptarët 14, ndërsa të gjitha partitë tjera të vëzhguara, më pak se dhjetë ngjarje.
Deri tani janë promovuar 17 përmbajtje pa u zbuluar porositësi, ndërsa pjesa më e madhe nga ato janë përmbajtje të sponsorizuara në rrjetet sociale. Nga këto, 9 janë të drejtuara kundër LSDM, një kundër LSDM-BESA dhe një kundër VMRO-DPMNE.
Ekipi i monitorimit të financimit të fushatës parazgjedhore deri tani ka regjistruar katër gjetje për blerje të votave, të gjitha të publikuara në media të afërta me opozitën në të cilat LSDM në pushtet akuzohet për ryshfet parazgjedhor.
Më 21 qershor TV Alfa publikoi artikull në të cilin bëhet fjalë për ryshfet të supozuar nga LSDM, në Prilep. Aktivistë të partisë, duke shfrytëzuar furgon zyrtar të institucionit shtetëror për persona të moshuar jashtë orarit të punës, kanë ngarkuar thasë në një nga shtabet e LSDM në qytet. Gjetje të tilla u publikuan edhe për Shuto Orizarë, ku supozojnë se një aktivist u ka ofruar qytetarëve “pako humanitare” prej 1.700 denarë nëse votojnë për LSDM. Gazetari u referohet videove të publikuara në rrjetet sociale, autenticiteti dhe kredibiliteti I të cilëve nuk mundej të verifikohet.
Më 22 qershor portali Republika boton shkrim në të cilin akuzohet LSDM se “ndan ryshfet nëpër amvisëri” në Gjorçe Petrov, me fotografi nga një njeri që mban pako, si dhe automjet plot me paqeta. Shkrimi është transmetuar në më tepër portale tjera.
Gjetja tjetër për ryshfet të votuesve u regjistrua nga monitorimi më 24 qershor, në ditën e pare të fushatës. Portali “Ekonomski lider” publikoi shkrim në të cilin akuzohet LSDM se në ditën e pare të fushatës partia jep ryshfet për votuesit Romë në Gostivar. Janë publikuar dy fotografi në të cilat shihen njerëz që presin rend të marrin paqeta, si dhe video në të cilën nuk vërehet keqpërdorim. Shkrimi transmetohet nga disa media tjera.
Monitorimi në tetë ditët e fundit ka regjistruar edhe një rast të keqpërdorimit të resurseve publike. Më 22 qershor bartësi I listës së BDI në njësinë e pestë, Talat Xhaferi, sipas raporteve të vëzhguesit të CIVILit, është paraqitur në takim partiak me qytetarë në Rostushe me automjet zyrtar.