Në punëtorinë e sotme për gazetari qytetare, disa gostivaras të ri kishin mundësinë të njihen me gazetarinë qytetare dhe të shohin se si në mënyrë tjetër dhe më praktike të aktivizohen në luftën për të vërtetën dhe për përmirësimin e hapësirës mediatike.
CIVIL –Qendra për Liri përmes dialogut me pjesëmarrësit në Gostivar arriti ta afrojë gazetarinë qytetare deri te ata. Përmes shempbijve praktikë që kanë shkaktuar ndryshime shoqërore dhe politike, gostivarasit e rinj kishin mundësinë dëgjojnë dhe të bisedojnë me përfaqësuesit e Civilit se si me aktivitetin e tyre mund të ndikojnë në nivel lokal dhe nacional.
Pa pjesës teorike pjesëmarrësit do të kenë mundësi edhe për punë praktike në Gostivar dhe ti aplikojnë përfitimet teknologjike për përgatitjen e materialeve fotografike dhe video, si dhe për anketa dhe probleme aktuale dhe lokale.
Qytetarët e interesuar kanë në dispozitë më tepër resurse për trajnim në fushën e gazetarisë qytetare, siç janë ueb faqja Objektivi qytetar dhe Fejsbuk faqja Gazetarë qytetarë të Maqedonisë.
Punëtoria është pjesë e projektit Objektivi qytetar, i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish