Gjendja në spitalin e Shtipit është largë nga idealja, nërsa kushtet në të cilat punojnë spitalet dhe trajtimi dhe kujdesi ndaj pacientëve, gjatë viteve të kaluara shpesh ishin rast që qytetarët dhe qytetaret mllefin e tyre ta drejtojnë nga Ministria e shëndetësisë.
Një gazetar qytetar i cili dëshiron të mbetet anonim, dërgoi në Civil fotografi që dëshmojnë për gjendjen katastrofale në Repartin për terapi fizikale në Spitalin klinik në Shtip.
Fotografitë kanë qenë të publikuara në Fejsbuk faqen Shtipsa Idila, ndërsa gazetari qytetar informon se pavarësisht nga tentimet të apelohet për rinovimin e këtij reparti, nuk janë ndërmarrë masa.
Nga drejtori kërkohet përgjegjësi, por i bëhet thirrje edhe personelit të spitalit që punon në Terapinë fizikale – “Çernobili i Shtipit”, siç e emëroi gazetari qytetar në bisedën tonë, që më nëfund ta ngritin zërin për sanimin e objektit dhe përmirësimin e kushteve të punës të cilat nuk do t’i rrezikojnë jetat e pacientëve.
This post is also available in: MacedonianEnglish