Gazetaria qytetare me promovim publik në Gostivar

CIVIL –Qendra për Liri, nesër, më 9 qershor në sheshin e qytetit në Gostivar, me fillim në ora 19:30 do ta promovojë gazetarinë qytetare si mënyrë të re dhe inovative, në luftën për lirinë e informimit dhe lajmërimit, përmes video projektimeve, muzikës dhe bisedave me qytetaret dhe qytetarët.

Paraprakisht, dhjetëra gostivaras të interesuar do të kenë mundësinë të jenë pjesë e familjes së madhe të gazetarëve qytetar[, përmes punëptorisë interaktive për gazetarinë qytetare.

Pas pjesës teorike të trajnimit, gazetarët qytetarë do të kenë punë praktike me regjistrim të video tregimeve, fotografim, anketim...pas së cilave do të bëhet vlerësimi i punës së tyre.

Civili i fton të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë aktive në krijimin e ndryshimeve politike dhe shoqërore në nivel qendror  dhe lokal.

Ekipi i Civilit do të jetë në dispozicion për të gjitha pyetjet e të pranishmëve, ndërsa, njëkohësisht do të mund të njoftohen me kushtet pëpr pjesëmarrje në ciklet shpërblyese për gazetari qytetare, por edhe nga afër të njoftohen me aktivitetet e Civili në projektin “Objektivi qytetar”.

Për më tepër përmbajtje lidhur me projektin dhe aktivitetet e gazetarëve qytetar, pëlqeni faqen në Fejsbuk- Citizen. Journalists.MK dhe vizitoni ueb faqen www.clp.mk.

Projekti “Objektivi qytetar” është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.

This post is also available in: MacedonianEnglish