Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, theksoi se ministria në periudhën e ardhshme do të jetë e rëndësishme për organizimin e zgjedhjeve në pjesën e Listës së Votuesve.
“Si mund të ndihmojmë? Në Ministri mbaroi instalimi i regjistrit elektronik i popullsisë dhe së shpejti do të lëshohet në përdorim. Regjistri duhet t’i zgjidhë konfliktet rreth të dhënave të ndryshme të qytetarëve. Kjo nuk do të thotë se ne do ta bëjmë Listën e Votuesve, por se vetëm do të ndihmojmë. KSHZ edhe më tej është përgjegjës për Listën e Votuesve, ndërsa kjo do të jetë vetëm edhe një mjet që do t’u ndihmojë atyre që e përgatisin Listën e Votuesve, deklaroi Mançevski.
Në aspektin e qëndrimeve të LSDM, Mançevski theksoi se partia ka pozita mjaft të pastra në pjesën e reformave zgjedhore, të cilat janë të futura në programin zgjedhor dhe shpreson se më në fund kemi kushte ta plotësojmë këtë.
“Biseduam në mënyrë efikase për të cilat ende vlerësojmë se mund t’i përmirësojmë kushtet. Tema e parë për të cilën u arritën rezultate ishte konsensusi i përbërjes së re të KSHZ. Ligji në draft formë është i dërguar që vitin e kaluar, por nuk kemi përgjigje nga VMRO-DPMNE. Ekzistonte shansi të implementohet deri tani”, thotë Mançevski, duke shtuar se çdo gjë që është në drejtim të rritjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve, është e pranueshme për LSDM.
Ai pastaj foli për ligjin për financimin e partive politike për të cilin tha se LSDM është pajtuar nën presion dhe kushtëzim.
“Kjo mënyrë e financimit të fushatës politike u pranua nga ana ynë nën kushtëzim. Në përgatitjet e referendumit ne nuk kishim zgjedhur përbërjen e KSHZ. Ishim të kushtëzuar ta pranojmë këtë mënyrë të financimit sepse ndryshe nuk do të kishte zgjedhje të anëtarëve të rinj të KSHZ. Për VMRO-DPMNE ishin të rëndësishme paratë!”, theksoi Mançevski, dukë u bërë thirrje anëtarëve të VMRO-DPMNE ta demantojnë.
Mançevski mbaroi me poentën se me rëndësi është vullneti politik. “Nëse mund të arrihet një Ligj, nëse dëshirohet të manipulohet me zgjedhje, do të gjendet mënyra. Ligjet nuk janë aq problem, sa që është problem mosrespektimi i ligjeve. Nëse nuk jemi të gjithë të përkushtuar në procesin, nuk ka rëndësi çfarëdo të kuptohemi. Çdo herë duhet të luftojmë për më tepër”, përfundoi Mançevski.