Muajin e kaluar, tre tregime nga gazetarë qytetarë nga Shkupi nxitëpn vëmendje të madhe në meiat dhe te opin ioni i gjërë. Përveç vëmendjes, këto tregime shkaktuan edhe reagim të shpejtë të institucioneve, për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve!
Një nga tregimet që nxiti vëmendje të madhe ishte video materiali i gazetarit qytetar Vullnet Mahmuti, i cili e regjistroi tejkalimin e autorizimit nga policia gjatë protestave kundër NATO-S të disa anëtarëve të partisë E Majta në qendrën e Shkupit. Për fat të keq, në fotografitë e një qytetares së pranishme, vërehet se edhe vetë bashkëpunëtori i Civilit Mahmuti, ishte i lidhur me pranga dhe i privuar nga liria.
Fotografitë dhe video regjistrimi nga kopshti joligjor”Bleta” në Gazi Babë, në të cilin është kryer indoktrinim fetar mbi fëmijë, jo vetëm se nxiti reagime të ashpra në rrjetet sociale, por edhe ndikoi mbi ministritë për punë dhe politikë sociale, për arsim dhe pun ë të brendshme. Kopshti për momentin është i mbyllur, ndërsa MPB punon në zbardhjen e edhe disa kopshteve të tilla nëpër vend.
Artikulli i gazetarit qytetar Sotir Gabelloski, për sallën e sportit “Vojvoda Gjorgji Stojanov”, nga Krusheva, e zgjoi nga gjumi vetëqeverisjen lokale, e cila reagoi dhe e riparoi sallën në Krushevë.
Duke pasur parasysh faktin se gazetaria qytetare në botë merr hov të madh dhe hap tema të cilat mediat shpesh i anashkalojnë, Civili më herët ka publikuar onlajn anketë, e cila është ende aktive, ndërsa ka për qëllim hulumtimin se sa periudhae mediave të reja është prezente edhe në Maqedoni.
This post is also available in: MacedonianEnglish