Pres konferencë e CIVILit për fushatën zgjedhore të partive politike

Lajmet e rrejshme, dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes në procesin zgjedhor, fushata  zgjedhore e nisur para kohe, financimi politik, masat për mbrojtje nga koronavirusi, mesazhet dhe monitorimi i CIVILit, janë tema për të cilat do të bëhet fjalë në konferencën për shtyp, nesër ( 2 korrik) me fillim në ora 13. Konferenca do të mbahet në ambient të hapur, si herën e kaluar, para selisë së CIVILit, në rr. Maksim Gorki 31.

Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejtë në Fejsbuk faqen e CIVILit.

Kjo konferencë për shtyp është e rëndësishme edhe për të gjithë vëzhguesit e CIVILit, si dhe për qytetaret dhe qytetarët e interesuar për përfshirjen në monitorimin zgjedhor. Prandaj, organizata  i fton të gjithë të interesuarit ta ndjekin këtë konferencë për shtyp.

This post is also available in: MacedonianEnglish