Pas publikimit të tekstit “Profili me emrin Arben Esati kërcënohet me vrasjen e gazetarëve”, MPB ka dalë me reagim ekspres. Për shprehjet ekstremiste të urrejtjes dhe kërcënimet ndaj gazetarëve nga media të ndryshme, informoi ekipi monitorues i CIVIL, ndërsa organizata kërkoi reagim adekuat nga institucione relevante. Menjëherë pastaj edhe SHGM ka dalë me kumtesë në të cilën kërkoi reagim të shpejtë nga MPB dhe Prokuroria Publike.
CIVIL mëson se personi për të cilin bëhet fjalë në tekst, i cili në rrjetet sociale paraqitet me emrin “Arben Esati”, është ftuar në stacion policor dhe me të është realizuar bisedë zyrtare. Në kordinim me prokurorinë publike do të ngritet procedurë adekuate.
Ekipi monitorues i CIVIL
This post is also available in: Macedonian