CIVILi vazhdon me uebinarët për gazetari qytetare dhe shkrim lexim mediatik

CIVILi do të mbajë uebinarë falas për gazetari qytetare dhe shkrim lexim mediatik, më 2 dhe 3 prill( e premte dhe e shtunë) me fillim në ora 13. Uebinarët do të zgjasin deri ora 17:00.

Mundësi për pjesëmarrje kanë të gjithë pjesëmarrësit që dëshirojnë të fitojnë informata dhe shkathtësi të reja nga fusha e gazetarisë, shkrim leximit mediatik dhe mënyrat në të cilat mund të kyçen në punën e CIVILit.

Për pjesëmarrësit në uebinarët do të sigurohen Certifikate elektronike për pjesëmarrje, ndërsa do të fitojnë edhe mundësi të kyçen në projekte, nisma dhe aktivitetet e CIVILit, si dhe në organizata dhe nisma tjera të shoqërisë qytetare.

Baza të informimit gazetar, etikë, lajme të rreme, kërcënime hibride dhe monitorimi i zgjedhjeve dhe proceseve politike, janë pjesë e temave të uebinarit.

Në programë janë prezantime nga Xhabir Deralla, Sasho Ordanoski, Petrit Saraçini dhe Zoran Ivanov, si dhe anëtarë të ekipit prodhues dhe të projekteve të CIVILit. Paraqituni.

APLIKIM PËR PJESËMARRJE

FACEBOOK EVENT

This post is also available in: Macedonian