Dita e dytë e CIVIL FEST fillon sot në ora 12 në Qendrën Kulturore Rinore (QKR) me ndarjen e shpërblimeve për gazetarët më të mirë.
Në ditën e dytë të festivalit, do të vazhdojnë përmbajtjet e parashikuara në ditën e parë. Përveç këtyre përmbajtjeve, programi do të përfshin edhe punëtori për gazetari qytetare nga ora 13 deri ora 16, performancë skenike në ora 19 dhe koncert i tre bendeve në ora 20. Ndërkohë, në program do të ketë dixhej interpretime, si dhe kënd për fëmijë.
CIVIL Fest është ngjarje multimediale dy ditore me të cilën do të shënohet Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, 70 vjetorin e Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut dhe 19 vjetori i ekzistencës së Civilit. Programi i pasur i CIVIL Fest parashikon koncerte, dixhej performanca, ekspozitë multimediale, performaca, video projeksione, prezantime, ceremoni e ndarjes së shpërblimeve për gazetari qytetare dhe shumë shoqërim dhe zbavitje.
I kushtuar gazetarisë qytetare dhe aktivizmit në emër të lirisë, drejtësisë dhe barazisë, në programin e CIVILFest edhe sot mund të shihet ekspozita multimediale e fotografive me titull ”Fotografi të lirisë” ose #FreedomPhoto. Ekspozita përmban qindra fotografi që e shënojnë gazetarinë qytetare dhe aktivizmin për të drejtat e njeriut nga fillimi i projektit.
Kullat e shoqërisë qytetare” (CivilSocietyTowers) paraqet pasqyrë multimediale specifike të aktivizmit dhe gazetarisë qytetare, të cilat gjithashtu mund të shihen edhe sot, bashkë me video projeksionet e filmave video dokumentar dhe artikuj të gazetarëve qytetarë, si dhe nga ekipi profesionist i CIVILit.
Festivali është pjesë e projektit “Objektivi qytetar” i financuar nga National Endowment for Democracy.