Bllagiva Dimitrovska nga “Inkluziva” foli për atë se vendi ynë vetëm duket demokratik, sepse e drejta për pjesëmarrje në procesin politik u takon të gjithëve, përveç personave me aftësi të kufizuara.
“Te ne ekziston sistem ligjor në të cilin një grupi qytetarësh u privohet e drejta e votës, këta janë qytetarët me aftësi të kufizuara, me çfarë bëhet diskriminim i drejtpërdrejtë. Nuk do të heshtim për këtë çështje, sepse ata e humbin të drejtën e votimit sepse i fshijnë nga Lista e Votuesve, thotë Dimitrovska.
Ajo shtoi se në Maqedoni ende nuk kemi deputet me aftësi të kufizuara.
“Ku është këtu respektimi i diversitetit? Edhe ata janë njerëz me të drejtat e njëjta dhe nuk duhet ti shohim me keqardhje, ata nuk kanë qasje në informata, komunikim, të drejtë të barabartë për votim, vota e tyre keqpërdoret, mbushen kutitë në emër të tyre!”, tha Dimitrovska.
“Siç flasim për barazi për gra dhe burra, ose etnike, ne kërkojmë barazi të personave me aftësi të kufizuara dhe ata duan të punojnë barabartë, si të gjithë tjerët, neve që nuk kemi aftësi të kufizuara na mungojnë shumë gjëra, gjegjësisht, dëshira që shteti ynë të shkojë përpara”, thotë Dimitrovska.