CIVIL: Dhunës t’i përgjigjemi me pjesëmarrje aktive në promovimin e paqes, lirisë dhe tolerancës

Bëhu ndryshimi që dëshiron ta shohësh në botë, mospërdorimi i dhunës është “ më i fuqishëm se armët më të fuqishme për shkatërrim, të shpikura nga gjenialiteti i njeriut”, ndërto kulturë të paqes, tolerancës, mirëkuptimit – këto janë disa nga mesazhet të cilat i dërgojmë për çdo vit me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër dhunës, 2 tetor, njëkohësisht edhe ditën e lindjes së Mahatma Gandi.

Kjo ditë është e shpallur në vitin 2007, sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara A/RES/61/271. Sipas Rezolutës, Dita Ndërkombëtare  kundër dhunës është një mundësi për “shpërndarjen e mesazhit kundër dhunës, edhe përmes edukimit dhe forcimit të vetëdijes publike”.

Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet anëtar i KB është e obliguar në tërësi ta respektojë këtë rezolutë, duke e promovuar parimin kundër dhunës. Megjithatë, në kohën e ndryshimeve politike dhe shoqërore, politikave tensionuese dhe ndezjes së mllefit në baza të ndryshme, qytetaret dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si zakonisht, janë në skajet e tejkalimit të kufirit nga zgjidhje paqësore dhe të qeta, drejt thellimit konfliktuoz dhe të dhunshëm të problemeve.

CIVILi nga themelimi në vitin 1999 i ndjek parimet kundër dhunës dhe angazhohet për të drejtat dhe liritë e njeriut. Si organizatë që angazhohet për një botë në të cilën njerëzit jetojnë në shoqëri të qetë dhe demokratike, lufton për tejkalimin e kultit ndaj armëve, e promovon parimin e lirisë së plotë të shprehjes dhe media të lira dhe të pavarura nga ndikimi i qendrave të fuqisë, institucione të pavarura plotësisht të përkushtuara interesave të qytetareve dhe qytetarëve, si individë, por edhe si shoqëri, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës, u bën thirrje që pavarësisht sfidave të përgjigjemi me pjesëmarrje aktive në mirëmbajtjen e paqes, promovimit të lirisë.

Dita kundër dhunës duhet të jetë përkujtues se forcimi i vetëdijes dhe edukimit për politika jo të dhunshme, tolerancës, respektimit dhe kuptimit si një nga faktorët që duhet të kontribuojnë për jetë dinjitoze për të gjithë.

 

Ekipi i CIVILit për komunikim