Njësia zgjedhore 6: Agjitim dhe mobilizim gjatë heshtjes zgjedhore, njerëz të zhdukur nga Lista e Votuesve, “ndihmë” gjatë votimit…

Njësia Zgjedhore 6 i përfshin komunat- Tetovë, Gostivar, Jegunovcë, Kërçovë, Tearcë, Bogovinë, Vrapçisht, Bërvenicë dhe Zhelinë. Në këtë njësi zgjedhore kanë votuar 123, 819 votues, gjegjësisht, dalja është 39,98%.

Sipas rezultateve përfundimtare zyrtare të shpallura nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Njësinë zgjedhore 6, Koalicioni VMRO-DPMNE ka fituar 2 mandate, koalicioni “Mundemi” 4, BDI 7 dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka fituar 6 mandate dhe PDSH 1 mandat. Në NjZ 6,  koalicioni “Mundemi ka fituar 24.229 vota, Koalicioni VMRO-DPMNE 15.663, BDI 37.468, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 34.450 dhe PDSH 9.083.

Si në NJ2, 3 dhe 1, edhe në raportin për NjZ 6 shënohen në përgjithësi parregullsi të ngjashme. Në raportet e përpunuara nga vëzhguesit e CIVILit në Njësinë Zgjedhore 6, janë miratuar 46, në të cilat shënohet nga një ose më tepër parregullsi në kategori të ndryshme. Sipas klasifikimit të ngjarjeve, janë shënuar probleme në kategoritë në vijim:

  • Probleme me Listën e Votuesve
  • Shkelje e privatësisë së votimit
  • Sjellje e paligjshme e vëzhguesve
  • Punë e paligjshme e organeve të Komisionit Shtetëror Zjgehdor
  • Sjellje e paligjshme e votuesve/qytetarëve dhe vëzhguesve
  • Kërcënime dhe presione
  • Shkelje e protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi

Në komunën e Gostivarit në orët e hershme të ditës së votimit, në ora 5 në mëngjes, gjatë shpërndarjes së fletushkave, aktivistë të LSDM ( duke e shkelur heshtjen zgjedhore) janë takuar nga aktivistë të BDI dhe kanë pasur konflikt verbal, ndërsa është parandaluar edhe konflikti fizik, pas të cilit kryetari i vetëqeverisjes lokale dhe dy aktivistë të BDI janë arrestuar.

Në Gostivar në orët e pasdites është vërejtur lëvizshmëri e madhe e aktivistëve partiakë. VMRO dhe LSDM kanë angazhuar aktivistë për bartje të votuesve nga shtëpitë deri në vendvotime. Në Çajle dhe Balindoll në çajtoret ka pasur aktivistë partiakë të cilët i kanë emëruar me zë votuesit. Vëzhguesi i CIVILit këtë e ka shënuar në çajtoren në afërsi të vendvotimit 433 në Balindoll dhe 404 në Çajle.

Në vendvotimin 1960, SHF “Goce Dellçev”, Tetovë, anëtari i bordit zgjedhor me zë i kalexuar emrat dhe mbiemrat e votuesve.

Në NjZ 2049, “Goce Dellçev”, Bërvenicë, bashkëshorti i ka sugjeruar bashkëshortes për cilin të votojë.

Në vendvotimin 0785, i vendosur në brendinë e kishës në fshatin Belicë në Kërçovë, votimi është realizuar në dhomën e ngrënies  ku janë vendosur kamera të drejtuara nga hyrja dhe ka incizuar.

Në vendvotimin 2042 në fshatin Miletinë, Bërvenicë, një vëzhgues i BDI pa autorizim ka qëndruar në vendvotim. Disa anëtarë të bordit zgjedhor i ka thënë të largohet nga vendvotimi deri sa t’ia sjellin autorizimin, por ai ka qëndruar aty deri në fund, pa autorizim.

Në vendvotimin 1924 SHF “Istikball”, Tetovë, vëzhgues të partive nuk kanë mbajtur legjitimacione. Në vendvotimin e njëjtë një anëtar i bordit ka votuar pa u kontrolluar me UV llambë.

 

Ekipi monitorues i CIVILit