Aktivistit Nenad Jovanoviq i janë drejtuar kërcënime publike në faqen e tij në Facebook “Nalet u bëfshi” që ai nuk do të guxojë të dalë në rrugë pasi u paraqit në emisionin “Vetëm e vërteta” të Kanalit 5, në të cilin ai tha se kreu i LSDM-së Zoran Zaev nuk kishte gabuar me arritjen e marrëveshjes me Greqinë që ndryshoi emrin e vendit.
Shpallja e “Nalet u bëfshi” nga videoja disa-minutëshe në të cilën flet Jovanoviq nuk përhap drejtpërdrejtë gjuhë të urrejtjes, por inkurajon qytetarët të përdorin gjuhë të shprehur të urrejtjes dhe kërcënime. Një koment i tillë ishte një koment në faqen “Liri ose Vdekje” në Facebook që shkruante, “Ooo kopil, do të dalish në rrugë”, dhe i njëjti u mbështet nga disa persona.
Një tjetër koment i Aleksandar Filipovski thotë: “Do ju vijë fundi, dhe atëherë do të ndjeni zemërimin e popullit maqedonas”.
Institucionet duhet të sanksionojnë menjëherë kërcënime të tilla publike dhe thirrje për linçim të atyre që nuk kanë qëndrim të njejtë.