Tuiter profili @DenicaMMM (padyshim një profil i rremë) është plot me tuita me gjuhë të qartë të urrejtjes, nacionalizëm fort të shprehur dhe inkurajon padurim në të gjitha format.
Ekipi monitorues i CIVIL, midis tuitave tjerë me përmbajtje të turpshme, vëren se ky profil falco (bot) gjithashtu merret me origjinën etnike të ekipeve të organizatës.
CIVILi, si një organizatë për të drejtat e njeriut, në punën e saj shumëvjeçare ka qenë gjithmonë e hapur për të gjithë ata që kanë një mendje të hapur, shpirt aktivist, me këmbëngulje të fuqishme përballë kërcënimeve dhe presioneve, pa paragjykime, aktivistët e të drejtave të njeriut, drejtësi, liri dhe barazi, dhe kjo mund të shihet nga pasuria e larmisë së ideve, aktivizmit, punës, angazhimit dhe njerëzimit tek anëtarët dhe përkrahësit e saj të panumërt nga të gjitha komunitetet, siç mund të shihet nga kombinimi më i suksesshëm i diversitetit në një vend, në vendin tonë.
Shkrimet e tilla shoviniste me qëllim të dukshëm të diskreditimit dhe nënçmimit mbi baza etnike janë të papranueshme në secilën pjesë të organizatës.
CIVILi kërkon nga institucionet kompetente, posaçërisht Ministrisë së punëve të brendshme, të ndërmarrin hapa urgjentë për të zbuluar këtë profil të rremë dhe ta sanksionojnë atë në përputhje me ligjin, sepse gjuha e urrejtjes nuk duhet të shkojë e pandëshkuar. Dhe jo vetëm ky profil, por të gjitha profilet që përhapin gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale, të cilat mund të nxisin jotolerancën dhe dhunën.