Koha me shi nuk e ndaloi ekipin e Civilit që edhe sot të gjendet në rrugët e Shkupit, me qëllim ta promovojë gazetarinë qytetare dhe qytetareve dhe qytetarëve t’u mundësojë nga afër të njihen me qëllimet dhe idetë e projektit.
Në info-stendën që sot ishte e vendosur në kalimin te Paleta, qytetarët kishin mundësinë edhe të paraqiten për seminarin e ardhshëm për gazetarë qytetarë, që do të mbahet gjatë këtij vikendi në Shkup (22-23 prill) në hotelin City Park. Me pjesëmarrje në këtë seminar ata kanë mundësi të bëhen pjesë e rrjetit të madh të gazetarëve qytetarë anembanë botës.
Kjo info- stendë është thirrja e fundit për paraqitjen e pjesëmarrjes në seminarin. Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në onlajn formularin.
This post is also available in: MacedonianEnglish