Edhe pse kaluan pothuajse tre muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, “fushata e zezë vazhdon.
Një gazetar qytetar nga Kërçova, i cili deshi të mbetet anonim, na dërgoi raport, të mbështetur edhe me fotografi, në të cilin tendenca e kësaj “fushate të zezë” shihet qartë.
Nëpër Kërçovë, në kutitë e postës së qytetarëve, u gjet material propagandues në të cilin është i paraqitur lideri i LSDM, Zoran Zaev, ndërsa në prapavijë është harta e “Shqipërisë së Madhe”.
Në afishet është i shkruar, i nxjerrë nga konteksti – citat nga paraqitjet e Zaevit: “N e nuk ikim nga platforma, kemi aspekt pozitiv ndaj saj”! dhe “Nuk pajtohesh? Aktivizohu!”
Gazetari qytetar shkruan se afishet janë të shtypura në letër me cilësi të lartë dhe pyetet: Prej nga e kanë prejardhjen paratë për këtë fushatë?
This post is also available in: MacedonianEnglish