CIVILi vazhdon me seminare për transparencë, antikorrupsion dhe procese përgjegjëse politike

CIVILi vazhdon me serinë e seminareve për transparencë, antikorrupsion  dhe procese përgjegjëse politike. Seminaret janë pjesë e projektit shumëvjeçar “Objektivi qytetar” në të cilin kanë marrë pjesë më tepër se 1.200 gazetarë qytetarë, aktivistë dhe shumë tjerë të interesuar për pjesëmarrje qytetare në vendimmarrje në nivel lokal dhe nacional.

Seria e re e seminareve me emërim të përbashkët “Objektivi qytetar: Qytetare(ë)t marrin pjesë, vëzhgojnë, informojnë” fillon më  25 dhe 26 korrik( e shtunë dhe e dielë), në hotelin Romantik, në bregun e liqenit të  Velesit. Seminari i kushtohet zbatimit të proceseve  transparente  dhe përgjegjëse politike. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 20, ndërsa CIVILi  ka siguruar ambient të gjerë sipas protokolleve të masave për mbrojtje nga koronavirusi.  Interesimi për këtë seminar është i madh, ndërsa pjesëmarrja është e mundur vetëm përmes aplikimit onlajn, ndërsa paraqitjet do të shqyrtohen nga komisioni tre anëtar i CIVILit.

Ky seminar është mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetaret dhe qytetarët që dëshirojnë të bashkëpunojnë me CIVILin në monitorimin zgjedhor ose në projekte tjera të organizatës.

APLIKIMI PËR PJESËMARRJE

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e interesuar nga i gjithë vendi. Për shkak të metodologjisë së re, CIVILi do ti merr parasysh edhe aplikimet e qytetarëve që kanë marrë pjesë në ndonjë nga seminaret e CIVILit, por përparësi do të kenë ata që marrin pjesë për herë të parë. Shpenzimet për rrugë i mbulon organizata.

Në periudhë të ngjarjeve të rëndësishme politike, kur në vendin po shtohet gjuha e urrejtjes, lajmet e rreme dhe dezinformatat, gazetarët qytetarë  janë ata që mund të kontribuojnë për ruajtjen e paqes dhe forcimin e proceseve demokratike.

CIVILi  u bën thirrje të gjithë qytetarëve si dhe pjesëmarrësve të dhe bashkëpunëtorëve të deritanishëm në seminaret për gazetari qytetare të fotografojnë, incizojnë dhe të shënojnë.

Gjuha e urrejtjes, dezinformatat, lajmet e rreme, fushata e zezë dhe korrupsioni janë temat që janë në fokusin e punës tonë. Përmes gazetarisë qytetare, qytetaret dhe qytetarët kanë mundësi të jenë kontrolluesit e punës së funksionarëve shtetërorë dhe lokalë, dhe të bëjnë presion që ata të punojnë sipas ligjeve, në mënyrë transparente dhe përgjegjëse.

Ekipi i CIVILit për komunikime

 

APLIKIMI PËR PJESËMARRJE