Pas seminarit të suksesshëm për gazetari qytetare në Veles më 24 dhe 25 dhjetor, Civili organizon punëtori edhe për dhjetë Velesas të interesuar, më 26 prill, të mërkurën, nga ora 12:00 deri në ora 16:00. Para seminarit të fundit për gazetari qytetare në Shkup, gjatë këtij vikendi, më 22 dhe 23 prill, CIVIL –Qendra për Liri u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve të vazhdojnë me pjesëmarrjen e tyre aktive dhe ndikimin e ndryshimeve politike dhe shoqërore në nivel lokal dhe qendror.
Pas pjesës teorike të trajnimit, gazetarët qytetarë do te kenë punë praktike me regjistrimin e video tregimeve, fotografim, anketime...pas të cilave vijon vlerësimi i punës së tyre.
Numri i pjesëmarrësve nuk është i kufizuar. Të gjithë qytetaret dhe qytetaret e interesuar mund të paraqiten përmes plotësimit të formularit onlajn ose përmes adresës elektronike [email protected]. Me biografi të shkurtë dhe letër motivimi (maksimumi nga 10 rreshta) në të cilat kandidati shkurtimisht do t’i përshkruajnë shkathtësitë e tyre dhe do të shprehin gatishmërinë për pjesëmarrje në seminar.
Për informata më të hollësishme, të interesuarit mund të paraqiten në 02/5209176, të shkruajnë mesazh në [email protected]. ose në Fejsbuk faqen Citizen Journalists.
Për më tepër përmbajtje lidhur me projektin dhe aktivitetet e gazetarëve qytetarë, pëlqeni faqen tonë në fejsbuk Citizen Journalists.MK dhe vizitoni ueb faqen www.clp.mk.
Gazetaria qytetare është valë e re e lirisë së mediave që e promovon informimin objektiv dhe pa censurë anembanë botës, duke i shfrytëzuar përfitimet teknologjike duke depërtuar deri te opinioni përmes internetit dhe rrjeteve sociale, më shpejtë se mediat tradicionale.
Projekti “Objektivi qytetar është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish