CIVILi ka shpallur kumtesë në bazë të raportimeve nga vëzhguesit e procesit zgjedhor për periudhën nga dita e djeshme në ora 12 të mesditës, deri sot në mesditë. Sipas kumtesës, vëzhguesit e CIVILit që nga fillimi i heshtjes zgjedhore në mesnatë më 13 korrik, shënojnë raste të shumta të shkeljes së heshtjes zgjedhore, ndërsa në 24 orët e fundit intensifikohen aktivitetet e palejuara nga partitë politike.
SA MINISTRI TË BRENDSHME KA NË VEND?
Këtë kumtesë CIVILi e fillon me rastin e ministrit teknik për punë të brendshme, Naqe Çulev. Bëhet fjalë për rast specifik që ka mundësi të lidhet me më tepër forma të parregullsive zgjedhore, duke e përfshirë edhe shkeljen e heshtjes zgjedhore, por edhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe resurseve publike.
Do të ndalemi vetëm në një aspekt të ngjarjeve.
Ministri teknik për punë të brendshme, Naqe Çulev, edhe gjatë heshtjes zgjedhore zhvillon fushatë politike, dhe në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar: “Qeveria e udhëhequr nga Oliver Spasovski përgatitet për ryshfet zgjedhor dhe në këtë drejtim, sot, në momentin kur një pjesë e qytetarëve po e realizojnë të drejtën e tyre të votimit, u shlyen 20 vendime dhe urdhëresa për shpërndarjen e të punësuarve në Ministrinë për punë të brendshme, të nënshkruara nga unë… 20 zyrtarë policë më pak, nuk janë asgjë përkundër vullnetit dhe vendosmërisë së fuqishme të përfundojmë me punën kriminele të LSDM”.
Njëkohësisht, gjatë ditës së djeshme, opinioni u njoftua edhe me disa raste të arrestimeve, gjegjësisht, “biseda informative” të disa personave publike, për shkelje të heshtjes zgjedhore, lidhur me postimin e famshëm “të shlyhet e Veriut” në fletëvotim”, por postime të njëjta ose të ngjashme nga partia kundërshtare, nuk ishin lëndë e një “përpunimi” të tillë policor. Në lidhje me kriteret e hipokrite të ministrit teknik, me shpjegim se liria e shprehjes nuk është vepër penale, u paraqit zëvendësja e kryeministrit për punë të brendshme, Sllavjanka Petrovska.
MANIPULIMET E MEDIAVE
Dy netë më parë, portali në internet “Portalb” publikoi një analizë të rezultateve paraprake të rezultatit të mundshëm të votimit, dhe ate për disa nga partitë politike që garojnë për vendet e deputetëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik. Analiza është përgatitur nga analisti politik Robert Nesimi.
Portalet, të afërta me një parti politike të caktuar, kanë publikuar analizën, por ato treguan rezultate të numrit të mandateve të marra, në favor të partisë që i kontrollon ato, d.m.th të ndryshme nga ato të treguara në analizën e Nesimit.
Në periudhën parazgjedhore, ekziston një aktivitet në rritje i disa portaleve të Internetit, përmbajtja e të cilave ka për qëllim ekskluzivisht përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave, me qëllim për të krijuar një imazh të shtrembëruar të strukturave të caktuara politike para publikut.
SHKELJE E HESHTJES ZGJEDHORE ME PËRMBAJTJE PROPAGANDISTE TË SPONSORIZUARA
Funksionarë të lartë dhe liderë të partive politike, si dhe aktivistët e tyre zhvillojnë propagandë të pakontrolluar në internet, sikur është ditë normale në fushatë zgjedhore, dhe jo heshtje zgjedhore.
Edhe në ditën e dytë të zgjedhjeve, pothuajse të gjitha partitë politike vazhdojnë të shkelin heshtjen zgjedhore, me video të sponsorizuara me materiale propagandistike që akoma rrjedhin në Facebook.
Një nga koalicionet parazgjedhore ndaloi postimet e sponsorizuara në Facebook pasditen e djeshme, por Ekipi Monitorues i CIVIL-it shënon se ekziston një tjetër post i sponsorizuar nga një kandidat për deputet, i cili është akoma aktiv.
Ekipi monitorues i CIVIL-it vëren se një parti politike postoi 11 video të sponsorizuara në Facebook, dhe intervistë me një udhëheqës të partisë në një stacion televiziv kombëtar të Kosovës.
Më tej, ekipi shënon se një parti politike ka tetë përmbajtje të sponsorizuara, një parti tjetër shtatë, ndërsa dy parti tjera kanë nga tre, një parti ka dy, dhe dy parti tjera nga një përmbajtje politike të sponosorizuar, që paraqet shkelje të heshtjes zgjedhore.
Ekipi monitorues i CIVIL-it regjistron gjithsej 39 përmbajtje të sponsorizuara në rrejtin social Fejsbuk, (të cilat nuk i përfshijnë 8 përmbajtjet e djeshme që tashmë janë ndalur nga një prej koalicioneve).Reklamata politike vërehen edhe më tutje në lojat në internet.
POROSITËS TË PANJOHUR TË FUSHATËS SË ZEZË
Por, përveç profileve zyrtare në Facebook të partive politike apo kandidatëve për deputetë, ka disa faqe në Facebook që sponsorizojnë videot politike që janë pa klient, por, përmbajtja është kryesisht një propagandë e zezë për një parti të caktuar politike.
Ekipi monitorues i CIVIL-it regjistroi 12 video të sponsorizuara pa klient në disa faqe në Facebook. Për një parti, u shpallën 7 përmbajtje me propagandë të zezë nga shtatë faqe të ndryshme në Facebook. Për një parti tjetër politike, 3 përmbajtje me propagandë të zezë u shpallën nga dy faqe në Facebook. Ekziston një video me propagandë të zezë për një parti politike.
Në një rast tjetër, një video e sponsorizuar me incizime ekskluzive të dhunës fizike ekstreme ndaj një deputeti u postua në një faqe në Facebook nga 27 prilli 2017 në Parlamentin e Maqedonisë.
Ekipi monitorues i CIVIL-it deri më tani ka arkivuar dhjetëra video propaganduese të sponsorizuara dhe foto të partive politike, por do t’i publikojë ato pas heshtjes zgjedhore, pra pas zgjedhjeve.
QENDRA PËR SHTYP E CIVILIT
Kjo është vetëm një pjesë nga materialet e shumta që arrijnë deri te Ekipi monitorues i CIVILit, në çdo çast.
CIVILi do ta vëzhgojë ditën e votimeve me 314 vëzhgues, të gjithë mobilë, të cilët do ta vëzhgojnë ditën e votimeve në 16 kategori, duke e përfshirë edhe respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi, korrupsionin, gjuhën e urrejtjes, përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatat.
Në ditën e zgjedhjeve CIVILi do të mbajë 6 konferenca për shtyp dhe një panel diskutimi. Konferenca e parë për shtyp do të mbahet në ora 8 në mëngjes, ndërsa në vijim do të mbahen në ora 10, 13, 16, 18 dhe 22. Pas mbarimit të konferencës për shtyp në ora 22, pason panel diskutim me pjesëmarrje të ekspertëve, bashkëpunëtorëve të CIVILit.
Qendra për shtyp e CIVILit më 15 korrik do të jetë në hotelin Porta, Aerodrom. Organizata do të sigurojë transport falas deri në hotelin për të gjithë ekipet e gazetarëve.
Shihemi nesër në ora 8.