CIVILI organizon seminar jashtëzakonisht dinamik dy ditor këtë fundjavë në Strugë, më 24 dhe 25 tetor. Me respektim maksimal të masave për mbrojtje nga koronavirusi, maksimum 20 njerëz do të marrin pjesë në seminarin në cilin do të marrin informata dhe aftësi të reja për pjesëmarrje në proceset politike.
Ligjëruesit, mes të cilëve edhe Xhabir Deralla, Petrit Saraçini, Biljana Jordanovska dhe Dehran Muratov, do të mbajnë edhe disa punëtori interaktive në të cilat pjesëmarrësit do të njihen me përmbajtje praktike dhe teorike në më tepër tema si transparenca, lufta kundër korrupsionit, dhe njohje e lajmeve të rreme dhe dezinformatave, monitorim i zgjedhjeve dhe gjendjeve me të drejtat dhe liritë e njeriut. Program dhe përmbajtje që nuk duhet të lëshohen.
Afati për paraqitje mbaron më 22 tetor ( e enjte) në mesnatë, për seminarin dy ditor “Objektivi qytetar: Qytetarët marrin pjesë, vëzhgojnë dhe informojnë”, në Strugë, në hotelin “Beograd” në qendër të qytetit më 24 dhe 25 tetor ( e shtunë dhe e diel) me filli në ora 11. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 20, ndërsa CIVILi do të sigurojë hapësirë të madhe sipas masave për mbrojtje nga KOVID-19 për respektimin maksimal të protokolleve.
Ky seminar është mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bashkëpunojnë në projektet, iniciativat dhe aktivitetet e CIVILit. Mes tjerash, CIVILi në këtë seminar do ti përmbledh rezultatet nga iniciativat paraprake qytetare, mes cilave edhe ajo për heqjen e privilegjeve të funksionarëve.
Për shkak të metodologjisë së re, CIVILi do ti marrë parasysh edhe aplikimet e atyre qytetareve dhe qytetarëve që kanë marrë pjesë paraprakisht në monitorim ose në projekte tjera, seminare dhe aktivitete të CIVILit. Harxhimet e rrugës, ushqimi dhe qëndrimi mbulohen nga organizata.