Civili organizon punëtori për edhe dhjetë Tetovare dhe Tetovarë të interesuar më 4 maj nga ora 14 deri në ora 18. CIVIL – Qendra për Liri u bën thirrje qytetaret dhe qytetarët të vazhdojnë me pjesëmarrjen aktive dhe ndikimin e ndryshimeve politike dhe shoqërore në nivel lokal dhe qendror.
Pas pjesës teorike të trajnimit, gazetarët qytetarë do të kenë punë praktike me regjistrim të video tregimeve, fotografim, anketim...pas të cilave pason vlerësimi i punës së tyre.
Numri i pjesëmarrësve nuk është i kufizuar. Të gjithë qytetarët e interesuar mund të paraqiten përmes plotësimit të formularit onlajn ose përmes adresës elektronike [email protected], me biografi të shkurtë dhe letër motivimi (maksimumi nga 10 rreshta) në të cilat kandidatët shkurtim isht do t’i përshkruajnë shkathtësitë e tyre dhe do të shprehin gatishmërinë e tyre për pjesëmarrje në seminar.
Për informata plotësuese të interesuarit mund të paraqiten në 02/5209176, të shkruajnë mesazh në [email protected], ose në Fejsbuk faqen Citizen. Journalists.
Për më tepër përmbajtje lidhur me projektin dhe aktivitetet e gazetarëve qytetarë, pëlqeni Fejsbuk faqen Citizen. Journalists. MK dhe vizitoni ueb faqen www.clp.mk.
Gazetaria qytetare është valë e re e lirisë së mediave që e promovon informimin objektiv dhe të pacensuruar anembanë botës duke i shftytëzuar përfitimet teknologjike dhe duke arritur deri te opinioni përmes internetit dhe rrjeteve sociale më shpejtë se mediat tradicionale.
Projekti “Objektivi qytetar” është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish