Reflektor: Rritje e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, në shënjestër – aktivistët qytetarë

Reflektori i sotëm fillon me informatë për trajnimet e CIVILit gjatë ditëve të fundjavës, për 104 nga mbi 300 vëzhgues që do ta monitorojnë procesin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik.

Në vazhdën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe gjatë fushatës së drejtuar nga kandidatët parlamentarë, gjuha e urrejtjes në mediat sociale është në rritje.

CIVILi  është përsëri në shënjestër të gjuhës së urrejtjes – një nxitje për ekspozim edhe më të ashpër të lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes

Natyrisht, sulmet ndaj CIVIL nuk zbehen, dhe ekspozimi i gjuhës së urrejtjes në kontekstin zgjedhor arrin qëllimin e tij. Nëse shikojmë sa, dhe për çfarë u sulmua CIVIL-i gjatë kësaj periudhe zgjedhore, do të shohim që të njëjtat struktura dhe shpërndarës të gjuhës së urrejtjes po qarkullojnë rreth lajmeve që ekspozojnë gjuhën e urrejtjes.

Në lajmet që CIVIL publikoi nën titullin “Antonio Milloshoski iu bashkua urrejtjes “teovel” dhe e publikoi atë në faqen në Facebook të CIVIL-it (CIVIL MK), u shfaqën një seri komentesh me gjuhë të urrejtjes. Në komentet akuzohet organizata se i urren maqedonasit, se janë nacistë dhe se Zoti do ta ndëshkojë organizatën, natyrisht, me komente kërcënuese se ata e dinë se kush po e financon organizatën dhe për çfarë.

Si përkujtim, nëse dikush është i interesuar për financat e organizatës, ata janë të lirë të vizitojnë uebfaqen e organizatës civil.org.mk.

Deri më tani, CIVIL-i dhe disa anëtarë të organizatës kanë qenë në shënjestër të gjuhës së urrejtjes disa herë, dhe selia e CIVIL-it është vandalizuar përmes mesazheve fyese dhe kërcënuese.

Kishte reagime dhe gjuhë të urrejtjes ndaj CIVIL-it edhe pas shpalljes së lajmit “Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimi ndaj aktivistit Nenad Jovanoviq”, “Mickoski në tubim partiak përsëri shkel masat dhe rekomandimet!”, dhe nuk mungoi as koluma e Sasho Ordanoskit “Deri në fitore dhe pas saj” e publikuar  në CIVIL Media. Dhe këto janë vetëm disa nga përmbajtjet nga momenti kur CIVIL-i filloi me shpërndarjen e përditshme të lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes, iu nënshtruan komenteve të papërshtatshme nga personalitete dhe struktura të caktuara, si dhe nga profile falso.

Rastet  e tilla të përditshme inkurajojnë më tej organizatën të luftojë ashpër kundër lajmeve të rreme, dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe veprave nga urrejtja.

Në shënjestër të gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale ishin edhe Nikolla Dimitrov, Ziadin Sela, si dhe aktivistë të revolucionit të larmë – Pavle Bogoevski, Ivana Tufegxhiq, Zamir Mehmeti( dhe motra e tij – ish depudetja Ermira Mehmeti), si dhe Branko Triçkovski, Jugosllav Petrovski, Vlladimir Millçin…

Vllatko Vasilj, pastaj Jordanka Ivanoska Joci (për të cilën është i sigurisht se nuk është e q…). Ndër të tjerët ai përmend edhe Vanço dhe Sasho Ordansoki, Ivana Tufegxhiq, Branko Geroski, Zamir Mehmeti (dhe motra e tij Ermira), Branko Triçkovski, Jugosllav Petrovski, Vllade Millçin…

Ekipi monitorues i CIVIL-it çdo ditë zbulon dhe arkivon përmbajtje me  gjuhë të urrejtjes dhe boton disa prej tyre në platformën e saj mediatike. CIVIL-i u bën thirrje institucioneve kompetente të bëjnë çmos për të parandaluar përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe t’i sanksionojnë ato përkatësisht. Gjuha e urrejtjes në një shoqëri të civilizuar nuk duhet të lejohet kurrë, dhe ajo duhet të zhduket. Gjuha e urrejtjes kalon lehtë në veprë nga urrejtja.