Naqe Çulev, ministri teknik për punë të brendshme, gjatë ditës së djeshme ishte në takim pune në SPB Shtip. Në kumtesën zyrtare të MPB, mes tjerash, opinioni u informua: ”Në takimin me udhëheqësinë e SPB Shtip ministri Çulev theksoi se duhet të gjithë të kontribuojnë për sigurimin e procesit të drejtë, demokratik dhe të qetë dhe se për këtë nevojitet bashkëpunim dhe koordinim i ndërsjellë”.
Mirëpo, ministri teknik e keqpërdori pozitën zyrtare duke shfrytëzuar makinat, shoqërimin dhe sigurimin. Gjatë kohës së punës, pas takimeve zyrtare në SPB Shtip, ai mbajti edhe takim koordinues partiak.
Sipas raportimit të qytetarëve, ministri teknik Çulev e shfrytëzoi vizitën zyrtare në Shtip për takim të organizuar partiak me aktivistë dhe udhëheqës të Unionit rinor të VMRO-DPMNE. Kjo është në kundërshtim me standardet për praktika të mira zgjedhore dhe paraqet keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe resurseve publike.
Në paraqitjen e dytë qytetare thuhet se gjatë ditës së djeshme Shtipi ka qenë i rrethuar nga policë. “Njerëzit janë të revoltuar. Sa harruam për teprimin dhe çallëmin” – thuhet në reagimin e një qytetares.
Edhe një paraqitje deri te ekipi monitorues i CIVILit:
“Qytetarët dje e ndjenë regjimin në Shtip në një ditë”. Para ca kohe e tërë Qeveria ishte këtu, por qyteti nuk e ndjeu. Dje, i tërë qyteti ishte i bllokuar, në çdo kënd kishte polici dhe makine policore, rrzgë të bllokuara, në autostradë gjithashtu. Thonë, ministrat kanë protokoll, nuk e di na sa metra të ketë polici, por kjo qe jashtë kontrollit. Policia, makina policore me drita rrotacioni të parkuara përgjatë rrugëve...”
Raporti është i përgatitur në bazë të paraqitjes nga qytetarë dhe është pjesë e monitorimit të CIVILit. Organizata i inkurajon qytetaret dhe qytetarët të vazhdojnë me paraqitjen e rasteve të keqpërdorimeve në kontekst zgjedhor.
Fotografia është e redaktuar në redaksi, nga kumtesa e MPB për mediat.
Ekipi i CIVILit për komunikime