Faqja “Nalet u bëfshi” për çdo ditë publikon mesazhe që inkurajojnë gjuhën e urrejtjes, dhe në komentet ato paraqiten me një diskutim që nxisin gjuhë të urrejtjes gjithashtu vetë administratorët e kësaj faqe. Ky është një përpunim i një rasti të gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve për jetën e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Më 27 qershor, u publikua një fotografi e Ziadin Selës nga fushata zgjedhore, dhe postimi i “Nalet u bëfshi” shkruan “Shiptari Sela njëgjuhësi”.
Prej komenteve në këtë post veçohet ai i Driton Korça, nga i cili shihet se gjuha e urrejtjes provokon edhe reagime me gjuhë të urrejtjes: “Nalet u bëfshi, haha ajo është e drejta yte , mund të ofendosh sa të duash, me ate vetëm tregon se çfarë nacionalisti je për fat të keq! Por duhet ta dish se me këtë mundesh vetëm t’ja thyesh ***** Selës, dhe nuk është për t’u habitur nëse ai do të jetë KRYEMINISTËR pas pak kohe, nëse jo ai, me siguri me garanci ndonjë SHIPTAR tjetër, sepse ju vetë nuk jeni të aftë. Ti mund të hash mut sa të duash.” Nxitja e gjuhës së urrejtjes, në të vërtetë, është qëllimi i aktiviteteve të tilla në internet.
Administratorët e “Nalet u bëfshi” vazhdojnë të komentojnë me urrejtje dhe kërcënime të qarta për jetën e udhëheqësit të Aleancës: “Sela nuk u rraf aq sa duhet. Por ne do t’i japim atij një mundësi të tillë për të qenë e fundit sepse ai e meriton atë. Ne ju kemi dhënë pak më shumë, kështu që në të ardhmen e afërt do t’ju marrim gjithçka, atëherë do të keni ato të drejta që kanë maqedonasit në Shqipëri, asgjë më shumë”.
Komentet që pasojnë janë me një bollëk të gjuhës së urrejtjes nga profile të ndryshme, por (që është më pak e zakonshme në faqen “Nalet u bëfshi”), ka edhe komente që nuk e justifikojnë këtë nacionalizëm dhe gjuhë të urrejtjes, si një zë arsyeje.
Kristijan Pavlovski shkruan: “Nalet u bëfshi, ju si portal, synoni të krijoni tensione ndëretnike? Epo, nuk po ju ndjek më. Përshëndetje.”
Disa nga profilet që postuan 44 pëlqime në këtë post janë faqe të tjera në Facebook, por shumica janë profile private. Disa nga profilet nga të cilat bëhen pëlqime për këtë postim janë të rrejshme.