CIVILi organizon një panel diskutimi të titulluar “Drejtësia Sociale dhe Diskriminimi: Shumë njerëz në margjinat e shoqërisë dhe politikës… Deri kur?”. Diskutimi në panel do të zhvillohet të premten, 11 dhjetor 2020, në hotelin Park Residence, në Shkup, duke filluar nga ora 12, si pjesë e edicionit të këtij viti të Festivalit të Lirisë, i cili përfshin një seri diskutimesh panel dhe ngjarjeve në internet nga 25 nëntori deri më 11 Dhjetor 2020.
Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen, si dhe në YouTube video kanalin e CIVILit, i cili i fton mediat dhe të gjithë të interesuarit ta ndjekin dhe të marrin lirisht përmbajtje që do të dalin nga konferenca.
Në panelin si folës do të marrin pjesë Mirjana Najçevska, profesoreshë universitare, Elis Shakiri nga Romalitiko dhe iniciativa AVAJA, aktivistja dhe këshilltarja në kabinetin e presidentit Pendarovski për marrëdhënie me personat me aftësi të kufizuara Luljeta Ademi. Panelin do ta moderojë Dehran Muratov nga CIVILi.
Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen, si dhe në YouTube video kanalin e CIVILit, i cili i fton mediat dhe të gjithë të interesuarit ta ndjekin dhe të marrin lirisht përmbajtje që do të dalin nga konferenca.
Ngjarja organizohet në korniza të Festivalit të Lirisë i cili filloi më 25 nëntor, kur organizata me punë shënoi 21 vjetorin e formimit. Në periudhën e mbajtjes së Festivalit gjenden edhe Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara (3 dhjetor) dhe Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit (9 dhjetor).
This post is also available in: Macedonian