Edhe të rinjtë nga Velesi duan të bëhen gazetarë qytetarë!

Për  shkak të interesimit të madh të qytetarëve për gazetari qytetare, CIVIL –Qendra për Liri të mërkurën mbajti punëtori në Veles, si pjesë e projektit “Objektivi qytetar”.

Dhjetë qytetare dhe qytetarë të rinj të Velesit, pas pjesës teorike të trajnimit, e zbatuan edhe pjesën praktike të punëtorisë, përmes regjistrimeve të videotregimeve, fotografimit, anketimit, shkruarjes së lajmeve...

Gazetarët qytetarë nga Velesi u munduan të kontribuojnë për informimin objektiv, duke i shfrytëzuar përfitimet teknologjike të kohës së re dhe duke punuar në tema aktuale në nivel shtetëror, siç është papunësia dhe shpërngulja e të rinjve, por edhe në nivel lokal – hapjen e kinemasë...

Ligjëruesit e ekipit të Civilit në mënyrë inovative arritën ta afrojnë gazetarinë qytetare deri te qytetarët e Velesit, si një tentim i ri të valës së re të lirisë së mediave që do ta promovojë inmformimin objektiv dhe pa censurë/

Projekti “Objektivi qytetar” mbështetet nga National Endowment for Dremocracy.

B. Jordanovska

This post is also available in: MacedonianEnglish