Në seminarin e dytë dy ditor të ciklit të dytë nga projekti “Objektivi qytetar” që u mbajt në Veles , në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri, përveç ligjëratave, pjesëmarrësit, të ndarë në disa grupe, morën pjesë edhe në pjesën praktike – punëtorinë për gazetari qytetare dhe regjistrimin e materialeve nëpër rrugët e Velesit. CIVIL Media sot e publikon artikullin e gazetarëve qytetarë Zagorka Trajkova, Liljana Nonevska dhe Dino Klimenta, të cilët biseduan me anëtarët e një familjeje të varfër rome, për mbijetesën e tyre në kushte jonjerëzore, pa ujë dhe rrymë, për kërkimin e pasuksesshëm të punësimit ose ndihmës, për dëshirën modeste të blihet pluhur për katër vogëlushët e sëmurë nga lia...
“As kam shtëpi, a ushqim, as për të pi”, thotë Ragbet Destanova, nënë e katër fëmijëve të mitur, e papunësuar, si dhe bashkëshorti i saj.
“Kërkonim punë, askush nuk na ndihmon, as për punë as për asgjë tjetër...Për ne çdo herë nuk ka. Gjendemi për ushqim, nga fqinjët, dikush jep atë, dikush diçka tjetër...Burrit tim dikush t’i japë punë, kjo është më e rëndësishmja. Punë nëse kemi, të gjitha do t’i kemi. Një anëtar i shtëpisë të punojë, mirë do të ishte...Jetojmë shumë mizorisht. Zoti të dëgjojë! Edhe njerëzit të ndihmojnë”, ka shprehur dëshirë bashkëbiseduesja e gazetarëve qytetarë.
This post is also available in: MacedonianEnglish