Në seminarin dyditësh nga cikli i dytë i projektit “Objektivi qytetar” që u mbajt gjatë kësaj fundjave në Veles, në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri, përveç ligjëratave, pjesëmarrësit e ndarë në disa grupe morën pjesë edhe në pjesën praktike – punëtori për gazetare qytetare dhe regjistrim i artikujve nëpër rrugët e Velesit. CIVIL –Media sot e publikon materialin e gazetarëve qytetarë Rosica Stojkova dhe Nenad Jovanoviq, të cilët biseduan me një mërgimtar të Velesit për situatën ekonomike në qytetin, për shpërnguljen, për varësinë e Velesasve të rinj nga pensionet e prindërve , gjysheve dhe gjyshërve, për zgjedhjet....
“Partitë në pushtet të kushtëzojnë, rroga minimale nga 10.000 denarë, nëse të pëlqen, nëse nuk të pëlqen, duhet të heshtësh, duhet të durosh, duhet të qëndrosh me ata...Në Veles është katastrofale, e gjithë popullata e re në qytetin jeton nga pensionet e pleqve! Do të thotë, derisa rrojnë pleqtë, derisa pranojnë pensionin, ky qytet do të rrojë, për më tej..tepër rëndë!”, u deklarua për gazetarët qytetarë të CIVIL –Media, Velesasi –mërgimtar, i cili në moshën e tij 46 vjeçare është detyruar të bëhet një nga 600 mijë qytetarët e Maqedonisë të cilët e kanë braktisur vendlindjen dhe janë larguar nëpër vende të huaja, pas shpëtimit nga situata dëshpëruese ekonomike.
This post is also available in: MacedonianEnglish