Lajmet e rreme janë një formë e “gazetarisë së verdhë” ose propagandë e cila përbëhet prej dezinformatave të qëllimshme ose mashtrimeve që përhapen përmes mediave ose rrjeteve sociale.
Lajmi pastaj shpesh reflekton si dezinformatë në rrjetet sociale, por shpesh mund të vërehet edhe në programet informative të mediave mejnstrim. Lajmet e rreme shkruhen dhe publikohen zakonisht me qëllim të mashtrimit, dëmtimit të një subjekti ose për fitimin e financave ose pikëve politike të cilat shpesh përdorin tituj sensacionaliste, të pandershme ose të fabrikuara për rritjen e lexueshmërisë.
Informimi i rremë i opinionit bëhet me qëllim të paraqitjes së qëllimishme të ndonjë propagande ose dezinformate, ndërsa rrjetet sociale shfrytëzohen që të forcohet lexueshmëria dhe përhapja e tyre. Dallimi mes lajmeve të rreme dhe lajmeve që shërbejnë për zbavitje ose satirë qëndron te fakti se me të parat tentohet të mashtrohen lexuesit për qëllime financiare, politike ose tjera.
Lajmet e rreme shpesh janë të lidhura me gjuhë të urrejtjes, gjegjësisht, përdoren për frikësimin e njerëzve ose imponimin e ndonjë mendimi të keq për një grup të caktuar.
Gjuha e urrejtjes paraqet term që shënon gjuhë me qëllim të degradimit, shqetësimit, shkakton dhunë ose aktivitete mbi baza të paragjykimeve për racën, gjininë, përkatësinë etnike, kombin, orientimin seksual, identitetin gjinor, hendikepin, qëndrimet politike, profesionin ose pamjen ose cilën do karakteristikë, kundër një personi ose grupi.
Sipas ligjit, gjuha e urrejtjes është çdo gjuhë, gjestikulim ose sjellje, tekst i shkruar, ose tregim i ndaluar për shkak të mundësisë së nxitjes së dhunës ose sjelljes me paragjykime kundër/ose nga ana e një individi ose grupi të mbrojtur, ose për shkak të degradimit ose frikësimit të një individi ose grupi.
Bota, e as shoqëria jonë, nuk janë imunë ndaj fenomenit “gjuha e urrejtjes”. Shpesh hasim në ofendime të ndryshme, thirrje për dhunë etj, posaçërisht në rrjetet sociale, atje ku institucionet nuk mund të reagojnë në tërësi. Rrjetet sociale janë të mbushura me fjalë ofenduese, shërbejnë edhe për grupimin e individëve të caktuar ku i këmbejnë mesazhet e tyre destruktive.
Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme në CIVIL mund të paraqiten edhe në mënyrë anonime. Është e rëndësishme të bëhet screenshot nga postimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes dhe lajmeve të rreme, si dhe vegëza nga ato përmbajtje, gjegjësisht, nga autorët. Paraqitja e gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme, si dhe të parregullsive tjera, është e mundur edhe përmes aplikimit onlajn në ueb faqen Zgjedhje të lira, nëse bëhet fjalë për kontekst zgjedhor. Në kontekstin më të gjërë, paraqitja mund të bëhet me dërgimin e Fejsbuk mesazhit në CIVIL, ose përmes e-postës: [email protected].
Komente dhe postime me gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale dhe në mediat mund të paraqiten edhe në MPB. Në ueb faqen e MPB ekziston Pullë e kuqe në të cilën mund të paraqitet abuzimi i fëmjëve, tregtia me fëmijë dhe krimi nga urrejtja dhe thirrje për dhunë.
Qytetarët e ndërgjegjshëm e kanë në dispozicion edhe mejl adresën [email protected] në të cilën mund të paraqitet gjuha e urrejtjes. Në paraqitjen, duhet të tregohet emri i shfrytëzuesit dhe vegëza deri te përmbajtja në internet.
A. Petrovska