Cilat janë ingerencat e Presidentit të Republikës?

0

Komandanti suprem përmes ministrit për mbrojtje, ligjvënës përmes Kuvendit, emërues i ambasadorëve  me propozim të Qeverisë, nënshkrues i marrëveshjeve ndërkombëtare pas vendimit në referendum ose vendimit në Kuvend. Këto janë funksionet themelore të presidentit të shtetit, të përcaktuara në Kushtetutë dhe ligjet.

Në mënyrë të pavarur, presidenti mund të amnistojë, të dekorojë, të dërgojë deputet të posaçëm dhe të emërojë drejtor të Agjencisë për kundërzbulim dhe tre anëtarë të Këshillit për siguri, me të cilin kryeson. Mund të shpall edhe gjendje të jashtëzakonshme ose gjendje lufte, nëse Kuvendi nuk mund të kryesojë, por kur të mundet, duhet ta konfirmojë vendimin e tij. Mundet, me propozim të ministrit për kulturë, edhe të shpall artist nacional.

“Presidenti e përfaqëson Republikën. Presidenti është komandanti suprem forcave të armatosura”. Qëndron në Kushtetutë.

Presidenti, formalisht, ia jep mandatin mandatarit për përbërjen e Qeverisë, me dekret i emëron dhe i shkarkon ambasadorët dhe deputetët e shtetit jashtë vendit, gjeneralët dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ARM, i pranon letrat akredituese dhe shkarkuese të përfaqësuesve diplomatikë të huaj.

Formalisht, presidenti i nënshkruan edhe dekretet për shpalljen e ligjeve. Por, si edhe pjesa më e madhe e ingerencave, edhe kjo është më tepër formale nëse vendos të mos e nënshkruajë dekretin, është i obliguar ta nënshkruajë, nëse Kuvendi përsëri e voton ligjin. Për ligjet e sjella me shumicë, presidenti nuk ka të drejtë të mos e nënshkruajë dekretin.

“Në kornizat e kompetencave të Presidentit të Republikës është edhe të propozojë dy gjykatës Kushtetues, dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor, dhe Këshillit të radiodifuzionit. Presidenti e propozon edhe guvernatorin e Bankës Popullore, të cilin pastaj e emëron Kuvendi”, thuhet në internet faqen e Presidentit.

Presidenti i Republikës gëzon imunitet, ndërsa pas mbarimit të funksionit, ai dhe familja e tij gëzoj në të drejta të posaçme.

Igor. K. Ilievski