Gjuha e urrejtjes nuk është liri e shprehjes

0

Gjuha e urrejtjes paraqet terminin për gjuhën qëllimi i së cilës është degradimi, shqetësimi, të shkaktojë dhunë ose aktivitete në bazë të paragjykimeve, racës, gjinisë, përkatësisë etnike, kombit, orientimit seksual, identitetit gjinor, handikapit, qëndrimeve politike, profesionit ose pamjes, ose ndonjë karakteristike tjetër ndaj një individi ose grupi.

Termi “ gjuha e urrejtjes” konsiderohet edhe nëse shprehet në formë të shkruar, komunikim gojor ose forma të sjelljes në vend publik. Çdo kush mund të jetë viktimë e gjuhës së urrejtjes. Por, përveç shprehjes ose komunikimit të shkruar të drejtpërdrejtë, gjuha e urrejtjes mund të shprehet edhe përmes shkrimit të simboleve të fyese, grafitive, djegies së flamujve ose simboleve fetare…

Sipas ligjit, gjuhë e urrejtjes është secila shprehje, gjestikulim ose sjellje, tekst, ose tregim i ndaluar për shkak të mundësisë për nxitje të dhunës ose veprimit me paragjykim, ose nga ana e ndonjë individi ose grupi të mbrojtur, ose për shkak të degradimit ose frikësimit të një individi ose grupi të caktuar.

Në paktin ndërkombëtar për të drejtat qytetare dhe politike ( ICCPR) thuhet – “secili tentim për urrejtje nacionale, racore ose fetare që do të shpien drejt diskriminimit potencial, armiqësi ose dhunë, duhet të ndalohet me ligj. Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndalon çdo tentim për nxitje të racizmit (ICERD)”.

Një pjesë e madhe e qytetare/ëve, megjithatë, nuk dallojnë, gjegjësisht, nuk i njohin kufijtë mes lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes, kështu që, shpesh thirren pikërisht në lirinë e shprehjes. Por, ka dallim mes këtyre dy ideve. Liria e shprehjes si e drejtë del nga ideja për barazi në liritë dhe të drejtat e të gjithë njerëzve, dhe dallimi kryesor është se gjuha e urrejtjes që nxit diskriminim ose dhunë.

Bota, si dhe shoqëria jonë nuk janë imunë ndaj dukurisë “gjuhë e urrejtjes”. Shpesh hasim në ofendime të ndryshme, thirrje për dhunë, posaçërisht në rrjetet sociale, atje ku institucionet përkatëse nuk munden në tërësi të veprojnë. Rrjetet sociale janë të mbushura me fjalë fyese, shërbejnë edhe për grupimin e individëve të caktuar ku i këmbejnë mesazhet e tyre destruktive.

Qytetarët janë skeptikë kur bëhet fjalë për paraqitjen e gjuhës së urrejtjes, sepse nuk janë të sigurte se institucionet përkatëse do të reagojnë shpejtë, ndërsa secila procedurë e ngritur për të njëjtat është për përshëndetje dhe duhet të shërbejë për nxitje që në të ardhmen të kemi sa më pak raste të tilla!

Në rastin tonë, profesorë, gazetarë dhe persona tjerë publikë “ kultivojnë shprehi” të përdorin gjuhë të urrejtjes, duke i lënë pas dore  pasojat nga kjo dukuri.

Nëse dëshironi të paraqitni gjuhë të urrejtjes, këtë mund ta bëni në Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë MPB, në Pullën e kuqe në stacionin më të afërm policor ose në adresën [email protected].

Civili është organizatë e cila lufton me vite kundër gjuhës së urrejtjes, në bashkëpunim të vazhdueshëm me gazetare/ët qytetarë.

A. Petrovska