Zgjedhjet paraqesin proces të vendimmarrjes ku qytetarët votojnë për kandidat ose parti politike të cilët ata i preferojnë si përfaqësues të tyre.
Deri tani, te ne janë mbajtur pesë zgjedhje për President shteti, ndërsa në prill të këtij viti do të mbahet zgjedhja e gjashtë presidenciale. E drejta votuese është një nga të drejtat themelore të qytetarëve, të cilëve duhet t’u mundësohet që në mënyrë të drejtë dhe demokratike ta realizojnë të njëjtën. Vëzhgimi i zgjedhjeve duhet të kontribuojë për avancimin dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave të qytetarëve.
Sipas Kodit zgjedhor, zgjedhjet dhe procedurën zgjedhore mund t’i vëzhgojnë shoqata të vendit dhe organizata të huaja, të cilat sipas ligjit, janë të regjistruara së paku një vit para ditës së zgjedhjeve, e në statutet e të cilave është i përfshirë parimi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja.
Komisioni shtetëror e verifikon procedurën për vëzhgim të zgjedhjeve dhe procedurën zgjedhore. Organizatat dhe personat nga Neni 161 i këtij Kodi mund të zbatojnë vëzhgim të procesit zgjedhot pas autorizimit nga KSHZ. Kërkesat për vëzhgues me dokumentet e nevojshme për identifikim dorëzohen në Komisionin Shtetëror Zgjedhor nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, e më së voni dhjetë ditë para ditës së votimit. KSHZ u jep autorizime vëzhguesve më së voni shtatë ditë pas pranimit të kërkesës. KSHZ ka të drejtë t’ua marrë autorizimin për vëzhgim subjekteve nga neni 161 të këtij Neni, nëse fillojnë të mbështesin ndonjë kandidat, parti ose koalicion. Në Nenin 162 thuhet se vetëm vëzhguesit e akredituar mund të informojnë për rrjedhën e procesit zgjedhor dhe aktivitetet lidhur me vëzhgimin e tij.
Nëse vëzhguesit e akredituar kanë vërejtje për punën e këshilli zgjedhor, kanë të drejtë t’i evidentojnë në ditarin e vendvotimit. Përfaqësuesit e listave dhe vëzhguesve të akredituar mund ta ndjekin nga afërsia verifikimin e identitetit të votuesit i cili i qaset votimit.
A. Petrovska