Në orët e vona të mbrëmjes më 25 nëntor të vitit 1999, themeluesit e Civilit i punonin dokumentet elementare të organizatës. Pasoi beteja juridike tre mujore për regjistrimin e Civilit. Gjykata nuk na pëlqente as atëherë…
E kisha nderin të jem një nga themeluesit. Vendosëm t’i mbrojmë të drejtat e njeriut. I shërbejmë qëllimit për 19 vite me radhë.
Makina e parë “zyrtare” e Civilit ishte “fiqa” privete e shokut Aco, ndërsa paratë e para për aktivitetet tona ishin nga xhepi privat i shokut Cisko…
Në ditët e themelimit, nuk e kishim idenë se do të rritemi në një nga organizatat qytetare më të mëdha dhe më të njohura në Maqedoni. Nuk kemi fotografi nga themelimi, por kemi dhjetëra mija fotografi nga aktivitetet tona në vitet që pasuan. Me të vërtetë, një pjesë e dokumentacionit u zhduk pas vjedhjes në selinë e organizatës në ditët pas sulmit në Kuvend më 27 prill 2017. Megjithatë, mbeten kujtimet dhe dëshmitë për punën tonë, për përkushtimin tonë, dhe luftën pa kompromis për liri, drejtësi dhe barazi. Këtë nuk mundet askush të na e merr.
Mijëra njerëz ishin, dhe ende janë të përfshirë në aktivitetet tona anembanë vendit. Ekipi i CIVILit dhe unë, me këtë rast dëshirojmë t’u falënderojmë të gjithëve që ishin, dhe mbetën me ne, dhe në momentet më të rënda e ndanë barrën që e morëm dhe e mbajmë si organizatë. Krijuam hapësirë për shprehje të lirë dhe dialog. Gëzojmë mbështetje të madhe nga mijëra qytetarë të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm.
Të gjitha dallimet i bashkuam në një CIVIL të madh, të fuqishëm dhe shumëngjyrësh. Bashkë luftojmë për shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe më të lumtur. Nuk merremi me përqindje dhe Excel tabela, por me fakte nga jeta e të gjithë bashkëqytetarëve, jeta, ashtu si është, pa grim, pa mashtrim.
Derisa disa kalkulonin mes parave dhe rehatisë, ne i shpërfytyronim vjedhjet zgjedhore, dhunën strukturore dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Derisa disa i mbyllnin sytë, bënin lajka dhe heshtnin, ne shkonim me sy të hapura dhe flisnim zëshëm
Ishim, dhe do të mbetemi në radhët e para në luftën për shoqëri të lirë, demokratike dhe të drejtë. Ishim, dhe do të mbetemi kritikë të ashpër të politikave dhe praktikave të këqija. Ne asnjëherë nuk i largohemi qëllimit. Ne asnjëherë nuk heqim dorë!
Ishim, dhe do të mbetemi CIVIL përgjithmonë.
Xhabir Deralla
Presidenti i CIVILIT
This post is also available in: Macedonian