Ne në këto 28 vite ende mësojmë për demokraci dhe akoma nuk mësuam. Ajo që shpesh harrohet, gjegjësisht, elementi që mungon, kur flasim për demokracinë, është individi. Do të thotë demokracia bazohet në individë, nuk bazohet në grupe. Përkundër asaj që në shtetin tonë kemi parti, kemi organizata joqeveritare, grupe tifozë, grupe religjioze, grupe etnike, kemi grupime të ndryshme, vetëm nuk kemi individë. Derisa nuk mësojmë se baza e demokracisë është njeriu, individi, ne nuk do të lëvizim asnjë hap para”, thotë profesoresha Najçevska.
Ajo vlerëson se kur mungon individi, mungon edhe përgjegjësia individuale, prandaj është lehtë të përcillet përgjegjësia, dhe me këtë humbet cilësia e individit.
“Flasim për institucione, por ato institucione vlejnë aq sa vlejnë individët në ato. Mirëpo, ne shpesh i shohim institucionet si struktura homogjene, si objekte, si elemente urbane, por nuk i shohim si mbledhje e individëve që janë atje. Derisa nuk arrijmë deri te votimi i individit, nuk do të dalim nga ai rreth i mbyllur i jo-demokracisë”, vlerëson Najçevska.
Najçevska thotë se kur ekziston përgjegjësia individuale, kur ekzistojnë elemente matëse, ata që janë përgjegjës duhet të ndëshkohen.
“Ndonjëherë kam përshtypje se nën sundimin e drejtësisë nënkuptohet sundim i ligjeve, gjë që nuk është e njëjtë. Ligjet mund ti sjell çdo kush dhe mund të jenë ligjet më të këqija në botë. Drejtësia është diçka tjetër. Drejtësia është mënyra në të cilën arrihet deri te një zgjidhje e caktuar ligjore, përfshirja e qytetarëve, interesave dhe nevojave që janë të përmbajtura në atë zgjidhje ligjore dhe mënyra me të cilën sigurohet”, theksoi ajo.
Teksti dhe montazhi: Maja Ivanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Fotografia: Biljana Jordanovska
This post is also available in: MacedonianEnglish