CIVIL –Qendra për Liri nesër në hapësirën para Universitetit të Evropës Juglindore do të oprganizojë eveniment publik për promovimin e gazetarisë qytetare e cila merr hov të madh në botë dhe në vend. Evenimenti do të fillojë në ora 19, dhe përmes muzikës, bisedës dhe video projektimeve do të prezantohet gazetaria qytetare si mënyrë e re dhe inovative në luftën për lirinë e informimit.
Ekipi i Civilit në evenimentin publik do të jetë në diponim për të gjitha pyetjet e të pranishmive, dhe njëkohësisht do të mund të njoftohen me kushtet për pjesëmarrje në ciklet shpërblyese për gazetari qytetare, por edhe për së afërmi të njoftohen me aktivitetet e Civilit në projektin “Objektivi qytetar”.
Civili i fton të gjithë qytetaret dhe qyettarët e interesuar të marrin pjesë në krijimin e ndryshimeve politike dhe shoqërore në nivel lokal dhe qendror.
Oër më tepër përmbajtje lidhur me projektin dhe aktivitetet e gazetarëve qytetarë, pëlqeni faqen në Fejsbuk – Citizen.Journalists.MK dhe vizitoni faqen tonë www.clp.mk.
Projekti “Objektivi qytetar” është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish