“Pjesëmarrje, vëzhgim, raportim” është slogani i serisë së re të seminareve rajonale për gazetari qytetare të cilat i organizon Civili në vitin e tretë nga zbatimi i projektit Objektivi qytetar. Seminari i parë nga seria e re u mbajt më 18 nëntor në Shkup. Pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit në seminar u njohën me botën e mediave, për ndikimin e gazetarisë qytetare në botë dhe te ne. Seminari përfshin edhe mësim praktik me baza për incizim dhe punë në terren me përgatitje të video artikujve. Ato veç më janë aktivë në terren dhe incizojnë!
Projekti është i kushtuar proceseve përgjegjëse dhe transparente përmes mbështetjes dhe popullarizimit të gazetarisë qytetare. Gazetaria qytetare ka rëndësi të jashtëzakonshme në shoqëri si mjet përmes të cilit nxitet transparenca dhe përgjegjësia e institucioneve dhe vendimmarrësve në nivel lokal dhe nacional.
Projekti gjithashtu kontribuon për forcimin e vetëdijes publike, edukimit qytetar dhe aktivizmit të qytetareve dhe qytetarëve që angazhohen për respektimin e të drejtave të njeriut, lirinë e shprehjes, demokracinë dhe zgjedhjet e lira.
Projekti është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish