“Pjesëmarrje, vëzhgim, raportim!” është slogani i serisë së re rajonale të seminareve për gazetari qytetare, të cilat i organizon Civili në vitin e tretë nga zbatimi i projektit “Objektivi qytetar”. Seminari do të mbahet më 18 nëntor, në hotelin City Park, Shkup, nga ora 11:30 deri në ora 18.
Paraqitja për pjesëmarrje në seminar bëhet përmes postës elektronike ([email protected].) me dërgimin e të dhënave elementare të kandidatëve ( emri, mbiemri, viti i lindjes, numri i telefonit, adresa e vendbanimit/qëndrimit) dhe letër e shkurtë motivimi – deri të premten, më 17 nëntor. Për më tepër informata, kandidatët und të paraqiten në numrin 02/ 5209076. Të drejtë për pjesëmarrje kanë vetëm kandidatët nga Shkupi. Të interesuarit tjerë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në seminaret e ardhshme rajonale.
Projekti i kushtohet proceseve të përgjegjshme dhe transparente përmes mbështetjes dhe popullarizimit të gazetarisë qytetare. Gazetaria qytetare është shumë e rëndësishme në shoqëri si mjet përmes të cilit nxitet transparenca dhe përgjegjësia e institucioneve dhe vendimmarrësve në nivel lokal dhe kombëtar. Projekti, gjithashtu, kontribuon për forcimin e vetëdijes publike, edukimit qytetar dhe aktivizmit të qytetareve dhe qytetarëve që angazhohen për respektimin e të drejtave të njeriut, lirinë e shprehjes, demokracinë dhe zgjedhjet e lira.
Projekti është i mbështetur nga National Endowment for Demicracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish