Gazetaria qytetare është mjet i fuqishëm për zbardhjen e keqpërdorimeve dhe parregullsive zgjedhore

Gazetaria qytetare mund t’i nxisë njerëzit, dhe gjithsesi, të sjell më tepër demokraci në sferën mediatike. Kjo mundëson të dëgjohen më tepër zëra edhe në rastet siç janë fatkeqësi të papritura, e veçanërisht kur lëvizjet sociale dhe politike i mbushin rrugët për shkak të keqpërdorimit të pushtetit. Gazetarët qytetarë, të armatosur me kamera ose celularë, mund t’ia përcjellin publikut global atë që ndodh pa ndërmjetësues, nga dora e parë. Kjo mundëson të dëgjohet zëri i qytetarëve, të zbardhen keqpërdorimet dhe shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe lë hapësirë për monitorim të vazhdueshëm të institucioneve dhe shtetit.

Në atë kontekst, gazetarët qytetarë janë faktor shumë i rëndësishëm edhe në monitorimin e proceseve zgjedhore, posaçërisht kur bëhet fjalë për parregullsitë dhe shkelja e të drejtës së votimit, presionet nga ana e ushtarëve partiakë, ryshfeti dhe shumë veprime tjera kundërligjore dhe jodemokratike gjatë proceseve zgjedhore.

Teknologjitë e komunikimit e kanë rritur fuqinë e qytetarëve, duke i pajisur me mjete dhe kanale të reja që ta ngritin zërin dhe t’i ndajnë risitë e tyre. Deri tani, në tre vitet e kaluara pas fillimit të implementimit të projektit “Objektivi qytetar”, në seminaret kanë marrë pjesë pothuajse 1000 pjesëmarrës, janë dnarë 90 çmime për materialet më të mira të gazetarëve qytetarë, u publikuan qindra tregime dhe video artikuj që shkaktuan ndryshime dhe kishin ndikim në nivel lokal dhe nacional.

Civili një kohë të gjatë merret me monitorimin e gjendjeve me të drejtat dhe liritë e njeriut. Në këto korniza, organizata do të jep kontributin e vet për edukimin qytetar për të drejtën e votimit dhe do të kujdeset, përmes montorimit dhe aktiviteteve mediatike, ta mbrojë të drejtën e qytetareve dhe qytetarëve të votojnë lirshëm dhe në pajtim me bindjet në referendumin.

Pjesëmarrja e gazetarëve qytetarë në monitorimin e të drejtave të njeriut dhe proceseve zgjedhore, i siguron Civilit argumente në adresimin deri te institucionet dhe strukturat e fuqisë të punojnë në pajtim me ligjet dhe standardet demokratike dhe t’i braktisin praktikat e keqpërdorimeve, gjuhën e urrejtjes dhe distribuimin e lajmeve të rreme, pavarësisht nga cila anë vijnë.

Prandaj, Civili u bën thirrje të gjithë gazetarëve qytetarë t’i rrisin orvatjet dhe të ndihmojnë në monitorimin e procesit zgjedhor për zgjedhje të presidentit të shtetit, me çfarë do të kontribuojnë për zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

This post is also available in: MacedonianEnglish